Futboll

Përparim Osmani rikthehet te Drita

FC Drita ka arritur marrëveshje me FC Prishtinën për huazimin e mbrojtësit të krahut të djathtë Përparim Osmani, shkruan Gazetasheshi.com.

Në fakt Gazetasheshi.com kishte raportuar për një rikthim të mundshëm te Osmanit te Drita ditë më parë, teksa këtë të enjte (10 janar) u zyrtarizu kalimi tij te bardhekaltërit.

Lajmi është zyrtarizuar nga FC Prishtina që ka pranuar kërkesën e lojtarit për tu huazuar te Drita pavarësisht kontratës që ka me kryeqytetasit.

“Prishtina ia realizon dëshirën megjithëse ka kontratë me klubin

Mbrojtësi 30-vjeç, me Prishtinën ka kontratë deri në qershor, por angazhimi i pakët me ekipin e parë ka bërë që futbollisti të kërkoj të lirohet. Prishtina ia ka plotësuar dëshirën, Osmani ka qenë shembulli i jashtëzakonshëm prej profesionisti dhe klubi ka gjetur solucionin duke e lënë të lirë në formë të huazimit”, thuhet në njoftimin e kryeqytetasve.

Ndërkohë Osmani ka falenderuar drejtuesit e klubit kryeqytetas dhe ka uruar ata në fitimin e titullit kampion.

“Nuk ka qenë e lehtë, aspak e lehtë, që të largohem nga një klub shumë mirë i organizuar me një kolektiv shembullor. Mirëpo futbolli i ka këto gjëra dhe besoj nuk ka asnjë të keqe, sepse të dy palët kemi qenë shumë korrekt. Te Prishtina kam kaluar momente jashtëzakonisht të mira dhe jam krenar që kam qenë pjesë e Prishtinës, sidomos në paraqitjet dy vite rresht në Evropa Ligë. E falënderoj udhëheqjen e klubit, stafin e trajnerëve dhe të gjithë bashkëlojtarët për çastet e mira të kaluara për një vit e gjysmë duke u dëshiruar sukses dhe më në fund të rikthejnë sërish titullin e kampionit në kryeqendër”, ka thënë “Laqi” – Përparim Osmani.

You Might Also Like