OPINION

Përpjekja për të ndikuar procesin zgjedhor nëpëmjet forcës nuk është formë e LDK-së

Arbër R.Ismajli

Ne brezi i Republikës, me keqardhje të madhe e shohim rikthimin e skenave të karrikëve në proceset zgjedhore të LDK- së!

Akte plotësisht të kundërta me parimet bazë të filozofisë politike këtu e tridhjetë vite.

Përpjekja për të ndikuar procesin nëpëmjet forcës është formë e frymës komuniste bartësve dhe pasardhësve të tyre. Atyre që tentojnë pushtetin e përjetshëm duke sabotuar procesin e kthimit të dinjitetit segmentit partiak të cilin po vazhdojnë ta dëmtojnë edhe më tej.

LDK, ka në antarësinë e saj, përfaqësues të emancipuar e të kulturuar, edhe pse është investuar që të dëmtohet kjo kategori e saj, gjithnjë duke u prirë nga ata të cilët mbajnë pozita të pamerituara.

Skenat e tyre të turpshme deri tani kanë dëmtuar imazhin e LDK-së, e në të ardhmen do të ishte mirë nese ju adresohen vetëm emrit të tyre personal e jo subjektit të partisë sonë LDK-së së Ibrahim Rugovës

Unë jam i sigurtë që LDK autentike, do të triumfoj dhe do të shkund nga supet e saj ata të cilët iu bën barrë dhe turpëruan atë!

Kosova ishte dhe mbetet në rendin e parë, LDK- ja, e mirëfilltë, ishte dhe mbetet në shërbimin e qytetarëve dhe të shtetndërtimit.

Me respektin për gjitha strukturat e LDK-së e veprimtarët e saj të cilët punuan pa u lodhur, për një Kosovë të lirë e demokratike, mundin e të cilëve askush nuk mund ta dëmtoj e as përvetësoj, uroj që proceset e radhës të shpërfaqin filozofinë e frymës se tolerances dhe të mirkuptimit!

Me LDK-në e Ibrahim Rugovës

 

You Might Also Like