Tregti/Turizëm

Pishina “Palma” sjell freskinë në temperaturat tropikale

Në magjistralen Gjilan-Prishtinë në fshatin Bresalc, në këto ditë të nxehta me temperatura tropikale, Pishina “Palma”, po ofron freski për të gjitha shtresat e qytetarëve në një ambient jashtëzakonisht freskues e relaksues.

Shumë qytetarë kanë gjetur vetën me familjet e tyre, pasi aty po gjejnë siguri e shërbime cilësore të cilat i ofron stafi i kësaj pishine.

“Në pishinën tonë janë të mirëseardhur të gjithë. Ne si staf, do të kujdesimi maksimalisht që ҫdo
pushues ta ndiejë vetën në mënyrë komode dhe të ndahet i kënaqur me cilësinë të cilën e ofrojmë”, ka bërë të ditur pronari, Ibrahim Muji.

E veqanta e kësaj pishine është se uji ndërrohet ҫdo ditë, duke e bërë pishinën më cilësore dhe më të frekuntuar.

Pishina “Palma” përposë ujit cilësorë ka edhe sigurimin për cdo pushues, ndërsa ka edhe instruktorin i cili ka hapur kursin për notuesit fillestar duke filluar nga mosha 6 vjeqare gjerë mbi 12 vjeqare.

Stafi i kësaj pishine ka paraparë që ҫdo gjë të jetë në sigurinë maksimale, duke ju ndaluar hyrjen ҫdo personi që është nën ndikimin e alkoholit dhe narkomanisë.

Pronari i Pishinës “Palma”, Ibrahim Muji, ka paraparë që në mbrëmje të kujdeset për qytetarët duke ju ofruar relaks nën tingujt e muzikës.
“Në ҫdo mbrëmje musafirët do ti shoqërojnë tingujt e muzikës, pijet e freskta, shisha etj, duke filluar nga ora 20:00 deri pas mesnate”, thekson Muji.

Në mesin e shumë pushuesve të cilët ishin jashtëzakonisht të kënaqur me shërbimet e kësaj pishine, ishte edhe Albetrit Hasani i cili thekosi se është mjaft i kënaqur me të gjitha kushtet e ofruar.

“Jam idhëtar i pishinave. Sot, jemi ardhur me 5 shokë dhe jemi shumë të kënaqur me kushtet, pastërtinë, sigurinë dhe mikpritjen të cilat i ofron stafi i kësaj pishine, mund të them lirisht se uji i kësaj pishine është tejet i pastër”.

Të gjithë të interesuarit për të kaluar ҫaste të lumtura pranë kësaj pishine, mund të kontaktojnë në këtë numër – 045 859 549.

You Might Also Like