Viti

Plus Televizion i reagon asambleistit të LVV: Nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes mysafirëve para debatit për kyqjen e Vitisë në autostradë

Redaksia e Televizionit Plus, reagon në lidhje me deklaratat e asambleistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Sejdi Emini, i cili sot në seancën e Kuvendit Komunal ka thënë se në debatin e fundit për kyçjen e Vitisë në autostradën Prishtinë-Shkup në emisionin Plus Magazinë, ka pasur gjoja marrëveshje të emisionit, për atë që do të thonë.

Sipas Asambleistit, të ftuarit në emision, Zv. Ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu dhe nënkryetari i komunës, Hasan Aliu, janë marr vesh për atë që do të deklarojnë në këtë emision që të dalin në pozitë sa më të mirë

para opinionit, përfshirë në këto pretendime edhe udhëheqësin e emisionit e që njëherit është edhe Drejtori i Televizionit, Fatos Hetemi.

Redaksia e Plus Televizion me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, reagon ndaj këtij deklarimi të pavërtetë dhe sqaron me sa vijon:

Nuk ka pasur asnjë marrëveshje para debatit në Plus Magazinë, me temë “Kyçja e Vitisë në Autostradë” në mes të nënkryetarit të Komunës së Vitisë Hasan Aliu dhe zv.Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës Rexhep Kadriu.

Debati është zhvilluar në frymën e replikave dhe kundërshtimeve dhe për Televizionin do të ishte disavantazh në rast se do të behej marrëveshje para debatit, sepse çdo medium synon që në debate të ketë replika dhe padyshim debatet ku ndeshen mendimet janë më të shikuara dhe e tërheqin më shumë audiencë. Ne demantojmë deklaratat që janë bërë sot në seancën e Kuvendit Komunal të Vitisë ” se është bërë marrëveshje paraprake në mes të mysafirëve para se të fillon debate”.

Plus Televizion ofron për të gjithë akterët politik dhe jo vetëm, në Komunën e Vitisë dhe më gjerë, hapësirë televizive për të debatuar shumë tema në interes të informimin të qytetarëve

.

Më tej kërkojmë nga eksponentë të caktuar, që të mos shfaqin tendenca dhe të bëjnë deklarime joreale e të paqena, për të njollosur mediumin, i cili është i përkushtuar për të raportuar të vërtetën që opinioni publik të informohet drejt dhe korrekt, ashtu siç duhet dhe është misioni i jonë”,thuhet ne reagimin e këtij medium.Aziz Zuka

You Might Also Like