Administrate e Përgjithshme e Komunës së Gjilanit ka bërë hapa të mëdhenjë në funksion të digjitalizimit dhe modernizimit të shërbimeve për qytetarët, gjë që deri më tani nuk mbahet mend në historinë e Gjilanit një ndryshim kaq i madh, me qëllimin e vetëm që qytetari të jetë i informuar për çdo gjë dhe për të gjitha procedurat që duhet ndjekur deri në marrjen e një shërbimi apo produkti të shtetit.
Kështu është shprehur drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Gjilan, Nazim Gagica, gjatë konferencës së sotme për media, ku ka paraqitur punën nëntë mujore.
“Digjitalizimi i shërbimeve ka karakterizuar këtë nëntëmujor të Administratës së Përgjithshme, me projekte e programe të shumta në mbështetje të vazhdueshme edhe nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri. Pas projektit me produkte shtesë në E-kiosqe, produkteve online, hapjen e zyrave të shërbimeve të drejtpërdrejta, këtyre ditëve ka filluar implementimi i projektit “Gjilani Smart City”, dhe kështu deri në këtë kohë është projekti që qytetarit i krijon lidhje të drejtpërdrejtë me Komunën, Drejtorinë, apo zyrtarin konkret. Gjithashtu, përmes këtij programi qytetarit i jepet mundësia që dirket në një kohë optimal të shkruaj kërkesën, ankesën, informatën etj. Në adresë të komunës dhe e njëjta orientohet automatikisht në drejtorinë apo resorin përkatës”, ka thënë drejtori Gagica.
Ai theksoi se për më pak se një javë pune të këtij programi në adresë të Komunës janë drejtuar 120 ankesa, 20 raportime, mbi 50 vlerësime për zyrtarët komunale, ku mbi 80 për qind pozitive dhe mbi 200 shkarkime të këtij aplikacioni.
Sipas drejtorit Gagica kjo periudhë karakterizohet pos tjerash edhe me ulje të shpenzimeve dhe njëkohësisht rritje të shërbimeve për qytetarët.
“Në autoparkun e Komunës ka ulje të shpenzimeve për veturat zyrtare, si dhe rritje të shërbimeve. Është bërë e mundur me një menagjim të monitoruar vazhdimisht që veturat zyrtare të përdoren gjithnjë me kujdes të shtuar dhe vetëm me qëllim të angazhimit në punë konkrete”, ka përfunduar ai, duke theksuar ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në përgjithësi në Administratën e Përgjithshme dhe komoditetit për qytetarët.