Futboll

Premton Muja, trajneri me i ri në shkollën e futbollit të SC Gjilani


Gjilan, 07 Gusht 2019-SC Gjilani ju njofton se ish futbollisti i skuadrës së sonë, Premton Muja, nga dita e sotme i është bashkangjjitur stafit të trajnerëve në katogoritë e reja të shkollës së futbollit të Gjilanit.
Muja apo siç njihej ndryshe me nofkën “Arusha”, si futbollist aktiv kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Gjilanit në pjesën më të madhe të karrierës së tijë rreth 16 vite, duke realizuar shumë gola dhe asistime, gjatë periudhës sa ishte lojtar i skuadrës sonë.
Ish-sulmuesi i skudrës kuq e bardh e njeh mjaft mirë ambinetin brenda shkollës së futbollit, pasiqë ai ishte produkt i kësaj akademie, nga ku dhe depërtoi në ekipin e parë.
Mujës i është besuar detyra e trajnerit të gjenratës U-15, nga ku e fillon rrugëtimin e tijë si trajner, në klubin ku dhe u afirmua si futbolllist.
SC Gjilani i uron mirëseardhje Premton Mujës dhe njëkohësisht i dëshiron sukses në aventurën e tijë të re, si pjesë e akademisë së klubit tonë.

You Might Also Like