Gjilan

Prioritet mbetet bashkëpunimi me komunat e trekëndëshit ndërkufitar

Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar (KBN) ka miratuar raportin e punës 10-mujore të këtij viti, të cilin e ka prezantuar kryesuesi i kësaj trupe komunale, Kushtrim Kadriu. Ai ka thënë se KBN i ka zhvilluar aktivitetet e veta sipas planit dhe përgjegjësive që ka me rregulloren komunale.

Kadriu ka nënvizuar një seri takimesh të cilat janë mbajtur gjatë kësaj periudhe, ku janë trajtuar çështjet e bashkëpunimit me komunat e Kosovës Lindore, problemet e të dëbuarve si dhe bashkëpunimi me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin.

Komiteti ka diskutuar edhe për planin e punës për vitin e ardhshëm dhe si prioritete i ka caktuar vizitat në komunat e brezit kufitar, gjatë muajve të ardhshëm.

“Këto vizita janë të nevojshme për krijimin e urave ndërlidhëse mes Gjilanit dhe komunave të trekëndëshit Gjilan-Bujanoc-Kumanovë”, ka thënë Kadriu.

Njëherësh, në këtë takim, KBN ka miratuar edhe raportin e punës së Zyrës për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

You Might Also Like