FC Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës në Futboll, ngase në finale ka mundur Gjilanin me rezultat 2:0, me dy gola që ka shënuar në pjesën e dytë.
Gjilani që gjatë tërë lojës ka luajtur disi me ngërç, më mirë ka luajtur në pjesën e parë, kurse Prishtina ka qenë më konkrete, ngase nga dy gjuajtje në portë ka shënuar dy herë. Pas një pritje 23- vjeçare, Gjilani nuk ia ka dalë që të fitojë kupën për të dytën herë, por edhe sivjet do të luajë në Europa Conference League, ngase në kampionat është radhitur i treti, derisa Prishtina megjithëse e fitoi kupën ende nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen në Evropë, ngase nuk është licencuar nga Federata e Kosovës.
Rasti i parë është shënuar në minutën e 7, kur pas një harkimi nga e majta, Dabiqaj gjuajti me kokë, por drejt në portierin e Prishtinës Kolaj. Dabiqaj ka rrezikuar me kokë edhe në minutën 23, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës. Mevlan Zeka pati rast shumë të mirë në minutën 28, por gjuajtja e tij u bllokua nga Ramiz Bytyqi. Prishtina pati rast të mirë me Leotrim Kryeziut, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.
Në mbyllje të pjesës së parë, gjyqtari Kastrati dha tre minuta shtesë, ngase “Plisat” kishin hedhur fishekzjarrë në fushë.
Prishtina ka kaluar në epërsi në minutën 68, kur pas një harkimi nga e djarhta, zëvëndësuesi Hamiti me ngjë gjuajtje të fortë përtokë ka shënuar në rrejëtn e Gjilanit për 1:0. Gjilani pati mundësi të barazojë një minutë më pas, kur pas një harkimi të Hoxhës nga e majta, Sinani gjuajti me kokë, por topi për pak shkoi jashtë shtyllës së majtë pingule. Në minutën 76, Mërgim Pefqeli ka shënuar një supergol kur pas një topi të dëbuar nga mbrojtja e Gjilanit ai qëlloi me të parën duke goditur këndin e majtë të epërm të portës së Gjilanit dhe Prishtina avancoi me rezultat 2:0.
Në minutën 88, Gjilani ia arriti ta ngushtojë rezultatin, kur pas një harkimi nga e majta Mevlan Zeka u shkëput më së larti dhe me kokë futi topin në rrjetë, mirëpo ky gol u anulua nga dhoma e VAR-it./kryelajmi.com/.