Gjilan

Pritet të binjakëzohen Gjilani e Kumanova

Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit ka paralajmëruar binjakëzimin e Gjilanit me Kumanovën, në një ceremoni që pritet të ndodh zyrtarisht ditëve të ardshme. Ja postimi i plotë i kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri:

 

Pasdite fantastike në Maqedoninë e Veriut. Bashkëpunimi 17- vjeçar mes Komunës së Gjilanit dhe Komunës së Kumanovës, sonte kulmoi me binjakëzim. Falëmnderit kryetarit të kësaj Komune, mikut tim, Maksim Damianovski, për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që e kemi pasur ndër vite. Binjakëzimi nënkupton afrim edhe më të madh mes vete, pasi që jemi bërë shembulli më i mirë i realizimit të projekteve të përbashkëta komunitare. Shihemi nesër në ceremoninë zyrtare!

You Might Also Like