ARSIMI

Profesoresha në pension, Hyrmyze Shkodra, ndjehet krenare me nxënësit e saj

I nderuar dhe respektuar Kryetar i Komunës z. Alban Hyseni dhe stafit mbështetës, ju falënderoj për pritjen e organizuar në Komunë me rastin e pensionimit tim. Ishte një kënaqësi e veçantë që kaluam disa çaste të mira me juve dhe disa nxënës të tjerë të gjeneratës tuaj për të cilët unë isha profesore e juaj dhe kujdestare e klasës. Ndjehem krenare, që isha kujdestare e juaj dhe për sukseset, që keni arritur në vazhdimësi dhe që pritet ti arrini si Kryetar i Komunës së Gjilanit dhe fusha tjera. Po ashtu i falënderoj edhe disa nxënës tjerë që bartin detyra të rëndësishme në Komunë dhe ishin prezent në takimin e organizuar nga Ju.

Ju falënderoj të gjithëve bashkërisht dhe ju dëshiroj suksese. Ndihem krenare që pata rast të jem mësimdhënësja dhe kujdestaria e klasës tuaj!

Me respekt nga:

Hyrmyze Shkodra

You Might Also Like