Reagimet tona, të përditshme, se LDK në Gjilan, po e keqpërdorë pushtetin për interesa politike-partiake, po dëshmohet edhe sot, në ditën e heshtjes zgjedhore.
LDK, ka pritë momentin e fushatës zgjedhore, që të filojë realizimin e projekteve të infrastrukturës, në disa vendbanime, me qëllim që të tërheq sa më shumë përkrahës për partinë në pushtet, për zgjedhjet e nesërme nacionale.
Një rast I tillë, edhe sot është paraqitë në zyret tona, ku bëhet me dije se, sot, më 10 qershor, në mëngjes, pikërisht një ditë para zgjedhjeve, në Llashticë të komunës së Gjilanit, është zbarkuar teknologjia e rëndë e ndërtimit, për fillimin e punës së projektit të kanalizimit në këtë fshat.