Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, më e suksesshmja në Kosovë në trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Prishtinë, 9 mars 2023 – Në kuadër të angazhimeve për monitorimin e zbatimit të Strategjisë së sistemit prokurorial (2022-2024) dhe Planit të veprimit, Komisioni Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i udhëhequr nga prokurori Veton Shabani, së bashku me anëtarin e këtij komisioni, prokurorin Arben Ismajli, ka vizituar Prokurorinë Themelore të Gjilanit.

Me këtë rast është shqyrtuar Raporti vjetor i Komisionit i vitit 2022 lidhur me kryerjen e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, trajtimin e tyre dhe sfidat e ndryshme të kësaj prokurorie që ka pasur për trajtimin e këtyre lëndëve.

Gjatë takimit, ky Komision, përgëzoi kryeprokurorin Arben Kadriu, për rezultatet e arritura në këtë prokurori, të cilat janë mjaft të kënaqshme. Po ashtu, kërkoi që përkushtimi i treguar në trajtimin e këtyre lëndëve gjatë vitit 2022 të vazhdojë edhe gjatë vitit 2023.

 

 

You Might Also Like