Ismajl Kurteshi
Pas dështimit të sulmit terrorist të Serbisë në Banjsk, ku Serbia cenoi sovranitetin e Republikës së Kosovës, por nuk u ndëshkua nga faktorët ndërkombëtar, të cilët kërkonin kohë për hetime, edhe pse organizatori i sulmit terrorist Radojqiqi e morri përsipër fajin. Kjo çështje filloi të harrohet, për shkak të ngjarjeve në vendet e tjera por edhe provokimeve të reja të Serbisë në pjesë të ndryshme të Kosovës.
Si pasoj e heshtjes së ndërkombëtarëve, që Serbia e perceptoj si tolerancë erdhi deri te dëmtimi i kanalit të Ibër – Lepencit nga Strukturat subversive të Serbisë, që do ta rrezikonin rënd rrjedhën normale të jetës së qytetarëve në Kosovë, po të mos ishte reagim i shpejt dhe efikas i policisë dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës. Edhe ky provokim i rënd kaloi në heshtje. Heshtja e Bashkimit Evropian dhe të tjerëve ndaj provokimeve të rënda të Serbisë po e trimëron Serbisë për vazhdimin e provokimeve të reja, si që ishte ky i “pelegrinëve” serb në Gjakovë dhe Prizren para dy ditëve.
Në këtë situatë, kur Serbia po këmbëngulë në vazhdimin e politikës së saj ekspansioniste e në anën tjetër reagimet po mungojnë, Institucionet dhe qytetarët e Kosovës duhet jo vetëm të kërkoj reagimin dhe marrjen e masave ndaj Serbisë, por edhe vetë të jen gati për tu përballur me këto provokimeve të rrezikshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.
Mbrojtja e vendit nga agresioni i Serbisë duhet të na bashkojë të gjithëve pa dallim.