Futboll

Qëndrim Ismajli nuk do të jetë më lojtar i Gjilanit

Mbrojtësi i majtë i Gjilanit, i cili është shquar në stinorin e kaluar me disa gola të jashtëzakoshm nuk do të jetë më lojatar i ekipit kuq e bardhë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë futbollisti, i cili nuk ka njoftuar se ku do t’a vazhdojë karrierën, por vetëm se i ka falënderuar “Skifterat” për përkrahjen që pati nga ta.

Gjilani pas angazhimit të drejtorit të ri sportiv dhe kryetrajnerit të ri, si duket do të ketë përbërje krejt tjetër, ngase nga ky ekip janë bërë të dituara shumë largime.

Gjilani pritet që të sjellë edhe risi të tjera, ngase drejtuesit e tij po paralajmërojnë një ekip që do të luftojë për kreun e tabelës./kryelajmi.com/.

Ja postimi i plotë i Qëndrim Ismajlit:

Permes ketij postimi Dua te ju informoj se nga sod nuk jam pjes e klubit SC Gjilani , dua te falemderoj Kryesin e Klubit me ne krye Presidentin Fatlum Pireva per korrektsin , trajneret, si dhe bashklojtaret me te cilen kaluam nje sezon te mir dhe jo aq te leht.
Dhe ne fund pa harruar falemderoj tifozet me te mir ne Kosove ‘Skifterat ‘ te cilet me perkrahen gjat qdo ndeshje. Klubit i uroj shum sukses.

You Might Also Like