“Nga një qeveri e bekuar nga populli në një qeveri të bekuar nga Serpska Lista”, kështu e ka komentuar formimin e qeverisë së re, Fehmi Sylejmani, anëtar i KP të LVV. Sipas tij, kjo qeveri do të jetë qeveria e turpit.
Turp ju qoftë gjithë atyre që e tradhëtuan votuesin! Historia do t’i denojë. Turp gjithë atyre deputetëve që ngritën dorën për këte qeveri të marrës”, ka thënë Sylejmani. Sipas tij, tashmë ka humb kuptimi i daljes në zgjedhje dhe është thyrer rendi kushtetues, sepse kushdo mundet të formojë qeveri.
Ndërkaq abstenimin e deputetit të LDK nga Gjilani, Fatmir Rexhepi, e ka vlerësuar tejet lartë, duke pohuar se : “ Rexhepi edhe një herë dëshmoi se posedon vyrtyte të larta moralo poltike, ka integritet personal, ka qëndrueshmëri dhe konsistencë në parimet e tija të drejta, ka stabilitet politik dhe vizion të qartë”., për të vazhduar më tutje se ky vëtrtetë ka mbajt fajlën e votuesit dhe po gëzon tepër respekt në masë, për shkak të besnikërisë që ka manifestuar me rastin e votimit të qveresië së Hotit.