Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, u shpreh i zhgënjyer me disfatën ndaj Prishtinës.
Ramadani ka shtuar se kjo humbje do të ndikojë në aspektin fizik dhe psikologjik te lojtarët.
“Nuk pati raste Prishtina sepse ata rast patën vetëm në pjesën e parë kur intervenoi Maloku. Ne e ndëshkuam veten. E paguam faturën e ndeshjes me Ballkanin, ku skuadra u harxhua shumë, vrapoi shumë. Ndryshe është të luash me Ballkanin e ndryshe të luash me ndonjë skuadër që nuk është në kreun e tabelës. Prishtinën e uroj për fitore. A ishte e merituar apo jo, ata janë në finale. Për rezultatet negative unë e marr përgjegjësinë. Tash kemi edhe gjashtë ndeshje në kampionat. I kemi disa ditë në dispozicion që ekipi të rikuperohet, do të luftojmë deri në fund për kreun. Ky eliminim do të ndikojë në aspektin fizik e psikologjik. Por, do ta rikuperojmë ekipin për përballjen e së dielës ndaj Dukagjinit”, ka deklaruar Ramadani