Futboll

Ramadani: Në Malishevë shkojmë për fitore

Ndeshja e 28-të kampionale, FC Malisheva : FC DRITA zhvillohet nesër, e diele, ora 15:00.

Edhe përmes kësaj ndeshje synohet objektivi i klubit për të cilin futbollistët tanë kanë ‘luftuar’ gjithë edicionit.

Sipas trajnerit , Zekirija Ramadani FC DRITA tashmë e njeh kundërshtarin, e kanë analizuar dhe tani i mbetet fushës ‘të flasë’.

“Mund të themi se është një derbi për shkak që kemi përballë FC Malishevën që është në vendin e tretë. Gjithmonë ka pasur potencial dhe ka pasur individualista mjaftë cilësorë dhe ka një grup mjaft kualitativ. Ndeshjet përballë FC Malishevës nuk kanë qenë të lehta në asnjë moment, gjithmonë kanë qenë me mjaft ritëm, se nuk është një skuadër që mbyllet prapa dhe pret ndonjë kundërsulm. Neve na intereson objektivi jonë, gjithmonë mbështetemi te kualiteti jonë dhe tek objektivi jonë, ne duhet të japim maksimumin, ta mbajmë ritmin e duhur në kampionat siç e kemi bërë deri më tani. Nuk do të jetë e lehtë aspak, duhet të japim maksimumin, duhet të kërkojmë më tepër se ata, duhet ta duam fitoren më tepër se ata, duhet të ‘luftojmë’ në aspektin sportiv që të arrijmë objektivin tonë që është tre pikëshi, theksoi fillimisht trajneri ynë Ramadani.

Ndër të tjera, Ramadani tha se ekipi ka qetësinë e duhur.

Kryetrajneri, Zekirija Ramadani tha se ekipi është i kompletuar për nesër dhe do të shohin se kush do të jetë pjesë e formacionit.

Krejt në fund, trajneri tha se për çdo ndeshje FC DRITA duhet të motivohet për objektivin për titullin kampion, pastaj vijnë sfida të tjera.

” Për çdo lojë ne duhet të motivohemi për objektivin që kemi marrë, titullin kampion. Kjo duhet të dëshmohet jo vetëm në ndeshje, jo vetëm në derbi por të dëshmohet edhe në stërvitje. Kjo duhet të vazhdojë deri në fund të kampionatit, pa marrë parasysh edhe kur e sigurojmë matematikisht, se shumë shpejt na vijnë ndeshjet ndërkombëtare”, përfundoi trajneri Ramadani.

Ky është linku i konferencës së plotë:
https://www.facebook.com/share/v/1BStV3U4L7/

You Might Also Like