Gjilan

Raporti i Prokurorisë Themelore në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar ndaj një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar ndaj një (1) personi për veprat penale ‘’Ngacmimi’’ dhe ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

You Might Also Like