Rezultate të jashtëzakonshme vazhdojnë të shënohen në fushën e shëndetësisë në Komunën e Gjilanit.
Edhe për kundër se për herë të parë në shëndetësinë primare të Gjilanit, sivjet kishte nisur të bëhet PAP Testi në QKMF dhe shërbimi ofrohet falas, kjo është histori suksesi.
Ekipi i PAP Testit nga Komuna e Gjilanit, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur i pari në nivel vendi me mbi 900 screninge e mbi 400 më shumë se komuna në vendin e dytë.
Gjatë këtij viti po ofrohen edhe shërbime të reja, të cilat nuk janë kryer më parë në ambulanta.
Këto janë vetëm një hap drejt transformimit rrënjësor të shërbimeve mjekësore.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Hekuran Rapuca, tha se PAP-Testi dhe Mamografia janë histori suksesi.
Sipas tij ekipi i PAP Testit nga Komuna e Gjilanit, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur i pari në nivel vendi me mbi 900 screninge e mbi 400 më shumë se komuna në vendin e dytë.
“Ky rezultat është dëshmi e përkushtimit të jashtëzakonshëm, punës së palodhshme dhe profesionalizmit të treguar nga ekipi, duke kontribuar kështu në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve”, tha drejtori Hekuran Rapuca.