RC Cola Drita duke e mposhtur Marigona Hill Prishtinën edhe në ndeshjen e dytë dhe u kualifikua në finale të Ligës së Parë. Skuadra gjilanase e mposhti kundërshtarin Marigona Hill me rezultat 69-89.
Djelmoshat e trajneri Gyltekin Selimi, nuk e lëshuan epërsinë në asnjë moment dhe triumfuan me lehtësi.
Amerikani Xzavier Barmore ishte më i dalluari te Drita me 23 pikë, 5 asistime e 5 topa të rrëmbyer, derisa u ndihmua edhe nga Bardh Jakupi me 17 pikë dhe Arian Memeti me 15 pikë, 9 kërcime e 5 topa të rrëmbyer.
Te Marigona Hill Prishtina u veçuan, Arbnor Haliti me 17 pikë dhe Drilon Shala me double-double prej 13 pikëve e 14 kërcimeve.