Futboll

Reagojnë “Skifterat”

Reagim

Sporti më i rëndësishëm në vendin tonë nuk e meriton të udhëhiqet nga mafiozët.Jemi të irituar nga standardet e dyfishta që përdoren kundrejt nesh nga këto të ashtuquajtuara komisione diciplinore të cilët vazhdimisht na ndëshkojnë dhe tregohen të padrejtë.Këta njerëz po vazhdojnë të na testojnë durimin tonë, duke na provokuar vazhdimisht, edhe pse ne përpiqemi të jemi sa më korrekt.

Turpi i tyre shihet në vendimet e fundit në të cilën kanë shqiptuar “vërejtje” për fyerjet në kor ndaj kryetarit të federatës ndërsa për fyerjet tona drejt trajnerit të ekipit respektiv KF Vllaznimi shqiptojnë dënim 1500 euro.

E përgëzojmë Ismet Munishin ,për të cilin nuk kemi pas njohuri që është person më autoritativ dhe me i rëndësishem se Fadil Vokrri.

Me vërejtje ka kaluar edhe eskalimi i situatës dhe ndërhyrjes në fushë të shikuesve në takimin e Lirisë në Gjilan i cili u karakterizua me dhunë.

Edhe për mjetet piroteknike që hudhen nëpër fusha gjithandej Kosovës asnjëherë nuk shqiptohen dënime , por këto tolerime nuk vlejnë për ne.

Nuk jemi të interesuar të dënohen të tjerët , thjeshtë ose na trajtoni si sportdashës të barabartë të këtij vendi ose filloni të gjykoni nga televizori, sepse nëse vazhdohet me shtypje të vazhdueshme ndaj nesh sigurisht se nuk do të rrimë duarkryq.

E ç’nderuar federatë, jo që ua bëjmë të pamundshme zhvillimin e kampionatit në Gjilan, po nuk iu lëmë të qetë as ne kolltuqet tuaja atje ku shijoni benefitet e majme në kurriz të futbollit.

Merruni me krijimin e kushteve për shikues, merruni me mbarëvajtje dhe gjykime të mirëfillta të takimeve, dhe lejoni njerëzit të shprehin dashurinë e tyre për futbollin sepse përndryshe vetëm do të na detyroni të mirremi me ato që i dashuroni më së shumti.

Për dikë nënë , për dikë njerkë , nuk shkon !

You Might Also Like