Garës për kryetar të Gjilanit i është shtuar edhe një emër, ai i Rexhep Kadriut të AAK-së, i cili aktualisht është nënkryetar i komunës së Gjilanit.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nominuar Rexhep Kadriun për kryetar, kurse Kadriu e ka pranuar këtë kandidaturë, i bindur se kësaj radhe do t’ia dalë që të jetë i pari i Gjilanit.
Me një fushatë më ndryshe, duke bërë investime që në fushatën zgjedhore, atë kohë, biznismeni Rexhep Kadriu ia kishte dalë që të marr një numër të konsiderueshëm të votave dhe pas koalicionit që në Gjilan bëri me LDK-në, ia doli që të bëhet nënkryetar i komunës. Tashti, Kadriu ka një synim tjetër, atë të qenit i parë në komunë, kurse zgjedhjet e tetorit do të tregojnë se cila është fuçia e tashme e AAK-së dhe e Rexhep Kadriut, si kandidat i saj për kryetar komune.