Shkruan: NIjazi Musmurati
R E XH E P M A L A J
(1951 – 1984)
Biografi, Rrëfim, Përjetim dhe Përshkrim Kujtimesh
(Nga fillimi i marjes me veprimtari atdhetare i Heroit e deri te martirizimi i tij)
Të flasësh, të shkruash, të rrëfesh apo të përshkruash kujtimet për përsonalitetin e të madhit dhe të pavdekshmit – REXHEP MALAJ është nderë dhe krenari. Duhet të keshë informacione të dorës parë dhe begram të pasur për veprimtarinë e tij të gjithanshme.
Nuk mjafton të përkujtohet vetëm kur është përvjetori i rënjes, në mënyrë kalimthi sa vetëm për të thënë se u kujtua heroi REXHEP MALAJ, por të kujtohet në vazhdimsi, duke organizuar tryeza të ndryshme të rrumbullakëta, debate, tubime, orë letrare etj. ku pasqyrohet veprimtaria e tij jetsore, liridashëse, patriotike dhe atdhetare. Ka njerëz që dijnë shumë dhe kanë punuar me Heroin, tani me përmasa mbarë kombtare, prandaj është e rrugës të shkruajnë, të debatojnë, të sjellin njohuri të reja për opinionin, e mos të heshtin, e kanë për borgj.
Një jetë të tërë në shërbim të zgjidhjes së çështjes kombtare shqiptare.
Me të ndjerin Rexhep Malaj – krenarinë e kombit, njeriun e guximit dhe veprimit, njeriun e sakrificës dhe qëndresës, njeriun e ilegalitetetit, qelisë dhe burgut, njeriun e fjalës, besës dhe përkushtimit kaluam sëbashku një kohë bukur të gjatë. Fati dashti të jemi miqë dhe moshatarë të një gjenerate.
Më duket se do i mbetem borgj Heroit RXHEP MALAJ dhe opnionit të mos i shkruaj në letër për ato gjëra që di si: rrëfime, përjetime dhe kujtime të asaj kohe të pa kohë.
Të gjitha këto fjalë po i shkruaj pa hipërbolizime, pa lavdrime dhe anime, por në origjinalitet ashtu siq i kam përjetuar.
Ju lutem që të lexohet me kujdes dhe durim. Duke lexuar nga fillimi dhe duke shkuar nga brëndia e shkrimit do të hasni dhe njoftoheni me shumë gjëra që do ju tërheqin t’i lexoni me vëmendje deri në fund e pastaj edhe mund të jepen sygjerime, vërejtje apo komente. I pranoj vërejtjet, kritikat dhe komentet ç’fardo qofshin. Rrespektoj çdo mendim ndryshe.
REXHEPI lindi më 29.03.1951 në fshatin Hogosht të Dardanës.
Unë klasën e gjashtë, shtatë dhe të tetë i përfundova në Hogosht. Nuk më lejonte të udhëtoja për çdo ditë në fshatin tim Poliçkë. Që nga kjo kohë, shpirtin e REXHEPIT e mundonte dhe preokuponte çështja kombëtare e shqiptarëve. Si i ri kishte dëgjuar histori dhe rrëfime rrënqethëse nga njerëzit atdhetarë të Hogoshtit për vuajtjet dhe trimërinë që kishin treguar burrat e Hogoshtit në luftën e Kikës dhe gjetiu.
Si i ri që ishte, kishte shumë shkathtësi fizike që ia kishte dhuruar natyra.
REXHEPI në jetën e tij u shoqërua dhe u ballafaqua me lloj lloj sfidash.
Më 1965 familja e REXHEPIT shpërngulet në Gjilan, kurse familja ime shpërngulet më 1968.
REXHEPI regjistrohet në Gjimnazin “Zenel Hajdini” kurse unë u regjistrova në shkollën Normale “Skënderbeu”. Një vit kam banuar në shtëpinë e REXHEPIT e pastaj u vendosa në shtëpinë time.
Në Gjilan ishim afër me shtëpi.
U takonim gadi çdo ditë.
Në Gjimnaz REXHEPI zgjeroi rrethin e shokëve liridashës. Kishte aftësi të jashtzakonshme në përfitimin e njerëzve të rinjë si dhe energji të paparë dhe çdo herë ishte në lëvizje dhe në aksion. I interesonte çdo gjë. Ishte tip sportiv. I adhuronte të gjitha llojet e sportit e sidomos rrëshqitjen dhe notin.
Me një fjalë i pa bër rehat si thot populli.
– Sa ishte në Hogosht gjatë rrëshqitjes me saj – ski ku vetëm REXHEPI guxonte të lëshohej nga ajo kodër tepër e lartë (trishtim vetëm të shiqohet) dhe bie në një vend shumë të papërshtatshëm ta quaja humnerë që rrallëkush guxonte të ofrohej afër të shiqoj, thyen krahun. Mjekët popullor të asaj kohe i mbështollën krahun me thupra (në vend të gipsit) dhe ashtu të mbështjellur e ka mbajtë një kohë të gjatë.
– Verës, duke u larë me shokë në Pendën e Hogoshtit, kishte rrëshqitë dhe kishte rënë jashtë murit të pendës nga një lartësi tepër e lartë në një dru ku ishte ngulitur dhe një pjesë e tulit (mishit të krahut) i kishte mbetë në atë dru. Një kohë tejet të gjatë e ka mbajtur të lidhur dhe të mbështjellur.
– Në Gjilan duke lozur football në fushën sportive të Gjimnazit thyen këmbën dhe disa javë e mbajti në gips.
Një muaj ka ecë me paterica derisa ju shërua këmba.
– Si i ri e adhuronte shumë armën. Thoshte se duhet ushtruar përdorimin dhe përgaditjen për sfida të ardhshme
që do të ballafaqohemi. Në parkun e atëhershëm të qytetit, REXHEPI rastsisht plagoset me revole afër zogut të këmbës.
I rekomanduam që ta dërgojmë në spital për t’i nxjerrë plumbin nga këmba. Refuzoi, sepse në spital e njoftojnë policinë dhe zbulohet se jam plagosur me armë. Me të shpejtë na thot që të shkojmë në një kiosk më të afërt për të blerë një zhiletë dhe me anën e saj ngadalë dhe me gjakftohtësi të paparë e ka qelë vendin ku e kishte plumbin dhe arrinë ta nxjerr. Kush mund t’a bëj këtë? Kush mund t’i duroj këto dhimbje? Vetëm REXHEP MALAJ mund t’i përballoj! Pastaj e kemi dërguar në spital për të i ndalë gjakdetdhjen.
Menjëherë nga spitali kanë lajmëruar organin kompetent të punëve të brëndshme se një pacient është i plagosur me armë zjarri. Arrijnë policia dhe i kishin thën se si ishte plagosur. REXHEPI ishte këmbngulës se nuk jam plagosë me armë, por me tërfurk hekuri duke i yshqyer kafshët – dhe kështu kishte përfunduar. Një kohë bukur të gjatë e ka mbajtur këmbën lidhur me fasha dhe lidhëse të ndryshme për të ju shëruar. Përveq që ishte në shënjestër të pushtetit e përcillnin edhe këto telashe.
– Takohemi në oborrin e shkollave të mesme (sepse Normalja dhe Gjimnazi ishin shumë pran njëra tjetrës) dhe më pyet se a kam mësim në këtë orë. Unë i them se kam pauzë.
Më propozon që të shkoj në klasën e tij se kishte gjuhë serbokroate. Shkuam në klasën e tij dhe më rekomandoi të ulem në vendin e tij (në ulsën e fundit) dhe doli përseri prej klasës.
Profesori i serbishtes me emrin Stanko hyri në klasë dhe filloi ta shkruaj orën mësimore në ditar. Ishte dimër. Ndërkohë në klasë hyn REXHEPI dhe ofrohet te stufa për tu ngrohur e cila ishte e ndezur me dru.
REXHEPI hapë kapakun e stufës dhe hudhë një lëndë plasëse.
Nga pëlcitja u dëgjua një krismë e madhe.
Profesori me emrin Stanko u frikësua shumë dhe me të shpejtë del nga klasa dhe drejt në zyrën e drejtorit. At kohë drejtor i Gjimnazit ishte Vlladimir Cfetanoviq, në zyrën e të cilit kishin qenë edhe disa profesorë të tjerë e në mesin e tyre edhe profesori i gjuhës shqipe Haxhi Vokshi.
Me të shpjeguar rastitin e ndodhur, Vllada – drejtori i rekomandon Haxhiut që të shkoj në at klasë se kët akt e ka kryer vetëm REXHEPI. Haxhiu me të shpejtë shkon në klasë dhe drejt te REXHEPI. Jo të qortoj, por menjëherë fillon duke e tërhequr për xhoksi dhe duke i thënë se unë jam Haxhi vokshi nga Vokshi i Deqanit dhe ha hekur. Të njejtën gjë vepron edhe Rexhepi duke e tërhequr Haxhiun për xhoksi ku krijohet një rrëmujë e paparë në klasë gjithnjë duke e shtrënguar dhe i përgjigjet Haxhiut: unë jam Rexhep Malaj nga Hogoshti, ha bukë dhe e shtynë me tër forcën në turmën e nxënësve dhe kështu përfundon kjo skenë. Haxhi Vokshi kishte menduar se REXHEPI do t’i marrohet (turprohet) dhe nuk do të kundërshtonte sepse kishte një lidhje me prindin e REXHEPIT.
– Në vitin 1967, duke shetitur me REXHEPIN dhe disa shokë të tjerë në korzon e qytetit ku shetisnin numër shumë i madhë njerzish at kohë, shqiptarë dhe serbë në orët e mbrëmjes (ata të cilët e mbajnë ndërmend ju kujtohet korzoja e atëhershme) e stërmbushur me njerëz.
Para neve ishin duke ecur – shetitur Radisllav stojanoviç (i quajtur në popull si Rada i Cërnicës) i cili ishte Kryeshef i Sekretariatiti të Punëve të Brëndshme dhe Aleksandër Periç (i quajtur në popull si Cana i Ranillugut) ishte Nënkryeshef i Sekretariatit të Punëve të Brëndshme.
Rexhepi posa i pa largohet nga ne dhe ju hyn në mes duke i shtrënguar për duar të dy sa mundte duke u thënë her njërit e her tjetrit: ti je Rada, ti je Rada…. dhe dorën tjetër duke ju kërcnuar se ti je Cana, ti je Cana… disa herë duke ju përseritë emrat dhe gjithnjë duke i shtrënguar aq sa kishte forcë.
Ne shokët e tij dorën në zemër u frkësuam se çka do të ndodhë mëpas.
Të dy u frikësuan shumë dhe nuk bënë zë duke u larguar ngadalë nga korzoja.
I themi REXHEPIT se çka bëre kështu? a e din se kush janë këta? I di shumë mirë. Këta janë kriminel dhe gjakpirës të popullit tonë. Vetëm me presion të formave të ndryshme mund t’i detyrojmë
të largohen. Fatmirsisht shpëtuam.
Në vitin 1973 Rada ishte shpërngulë në Beograd ku ishte punësuar.
Kemi ecë nja 20 deri 30 hapa dhe jemi larguar ngadalë nga korzoja duke na propozuar gjithnjë REXHEPI që secili të shkoj në drejtimin e vet për në shtëpi.
– Pas demonstratës të ndodhur në Gjilan të vitit 1968 në të cilën REXHEPI ishte organizatori kryesor – për të cilën kam shkruar më heret, e përjashtojnë nga Gjimnazi. Sëbashku me Irfan Shaqirin arrijnë të gjejnë një lidhje dhe regjistrohen në Gjimnazin e Preshevës ku dhe e përfundojnë me sukses.
– Në Shtatorin e vitit 1970, Rexhepi sëbashku me Isa Kastratin, Ferdeze Muja dhe Sami Dërmaku hudhën në teritotin e shtetit shqiptar duke kaluar kufirin ilegalisht. Gjatë qëndrimit në Shqipëri REXHEPI përgaditej në çdo aspekt për tu këthyer dhe vepruar në Kosovë edhe më fuqishëm sëbashku me ISA KASTRATIN dhe SAMI DËRMAKUN. Kurse FERDEZE MUJA kishte mbetë në Shqipëri edhe mëtutje.
Pas qëndrimit dy tre mujorë kthehet përseri në Kosovë nga autoritetet shqiptare. Në pytjen që i bëra REXHEPIT se a ke mund të qëndrosh në Shqipëri? Po, por krerët e Shtetit Shqiptar na thanë se ju duhet dhe jeni më se të nevojshëm të qëndroni dhe të veproni në Kosovë. Për kalim ilegal të kufirit dënohet me burgim të cilin burg e mbanë në Gjilan.
Pas mbajtjes së burgut për kalim ilegal të kufirit, REXHEPI filloi edhe më me këmbngulësi veprimtarinë e tij atdhetare si dhe në zgjërimin e celulave ilegale. Në bisedë e sipër REXHEPI shprehet: po t’i kisha 100 njerëz të vendosur që nuk iu dhimbset jeta – revolucioni në Kosovë do të triumfonte.
I themi çka janë 100 njerëz – pak? Aty për aty Rexhepi përgjigjet: një njeri kur vendosë të vdes bën mrekulli, po 100 revolucioni triumfon.
– Unë, Nijazi Musmurati pas diplomimit në shkollën Normale në vitin shkollor 1970/71, jam inkuadruar në shkollën fillore të Marecit ku punova një vit. Meqenëse Rexhepi kishte diplomuar me vonesë (ngase e kishin përjashtuar nga Gjimnazi i Gjilanit) i propozoj që të vie të punoj në gjysëmvjetorin e dytë të vitit 1972 në Marec në paralelet e ndara në Vakoc – ashtu edhe ndodhi.
Në Marec (në Flotacion) banonim në banesën që posedonte shkolla me shokët: Rexhep Malaj, Isak Hoxha – Halimi, Adem Tahiri nga Drenica, Shefqet Hoxha dhe Nijazi Musmurati.
Kurse Hetem Arifi punonte në Viti të Marecit që vinte shpesh në shkollën tonë. Në kremtimin e ditës së shkollës ishte edhe Hetemi.
REXHEPI, me të filluar punën ju përkushtua shpirtrisht arsimimit dhe edukimit të nxënësve në frymën atdhetare duke iu mbjellë ndjenjat kombtare çka dhe u bë shumë i dashur dhe i mirëpritur nga nxënësit dhe prindërit.
– Vlenë të përmendet kremtimi i ditës së shkollës “Liria” të Marecit më 25 Maj të vitit 1972. Në kremtimin e ditës së shkollës kishin ardhë mysafirë të shumtë dhe fytyra politike të asaj kohe të Krahinës si: llaz Kurteshi, Bejto Novobërdaliu, Sadik Vllasaliu, Shaip Kllokoqi etj. dhe disa fytyra politike serbe po të asaj kohe.
Me të filluar kremtimi, grupi ynë filluam të këndojmë këngë patriotike dhe këngë për Enver Hoxhën nën dirigjimin e REXHEPIT. Me të dëgjuar këto këngë një pjesë e njerëzve u tërhoqën nga salla, por ne vazhduam deri në fund. Fatmirsisht shpëtuam pa pasoja.
Vlenë të përmendet se kemi gjetë një përkrahje të jashtzakonshme nga mësuesi vendas Qerkin Makolli i cili çdo herë na përkrahu dhe këshilloi se nga kush duhet të ruhemi dhe të kemi kujdes.
Mësuesi Qerkin ishte i thjeshtë, bujar, i sinqertë dhe besnik. Na ndihmonte në çdo aspekt. Një falënderim publik i veqant për mësuesin Qerkin. Bravo mësuesi Qerkin!
Rexhepi një kohë ka qendruar në shtëpinë e Hamzë Makollit, një burrë i fjalës dhe i besës.
Gjatë luftës së fundit të vitit 1999 shtëpia e Hamzë Makollit ishte shëndrruar në shtabin e Ushtrisë Çlirimtate të Kosovës (UÇK-ës) aty ku kishte gjetë strehë veprimtari i palodhur i asaj kohe REXHEP MALAJ dhe i kohëve të mëvonshme deri në rënjen e tij heroike.
– Në vitin 1972/73 Rexhepi ishte në vlugun më të madhë të veprimit ilegal të tij si: në shpërndarjen e trakteve, shkrimin e tyre, zgjerimin e celulave të reja dhe sigurimin e armëve.
Po kët vit Rexhepi regjistrohet në fakultetin Ekonomik të Pishtinës.
Shpërndante trakte dhe afishe kudo në qytete dhe fshatra të trojeve shqiptare me përmbajtje patriotike dhe duke përshkruar gjendjen e rëndë të shqiptarëve në ish Jugosllavi.
– Në vitin 1973, REXHEPI i lidhur me litar për trupi, në muret e jashtme të konvikteve të studentëve në Prishtinë shkroi parollat Kosova Republikë me ngjyrë të theksuar-llak të cilat parolla organet e atëhershme përgjegjëse të asaj kohe nuk kanë mundur t’i heqin një kohë të gjatë nga muret e konvikteve.
Në banesën në të cilën banonim si studentë në Kodrën e Diellit Basri Musmurati, Fazli Abdullahu, Kadri Abdullahu dhe unë Nijazi Musmurati
REXHEPI e përdorte tër ditën – deri në orët e vona të mbrëmjes për të përgaditur dhe shkruar trakte, afishe, fletushka dhe komente për t’i shpërndarë ndër shokë dhe në vise të ndryshme të banuara me shqiptarë, ngase në banesën në të cilën banonte në rrugën “Xhemajl Ibishi” ishte hetuar nga disa të dyshuar bashkëpuntorë të UDB-ës.
Kët vit REXHEPI disa herë shkoi në Ambasadën Shqiptare në Beograd për të sjellë libra dhe revista të ndryshme.
Përveq që ishte i guximshëm dhe trim, lexonte shumë për të dalë sa më i përgaditur. Në at kohë lexoi librin Partia Komuniste Shqiptare dha librin Partia e Punës për tu brumosë dhe kalitur me mendime dhe ide, shprehje dhe citate të njerëzve të mëdhenjë.
Librat, revistat, komentet dhe materialin propagandues që u jepte shokëvet për lexim iu kërkonte edhe komentet e tyre lidhur me librin apo revistën e lexuar se ç’far përshtypjesh apo mbresash ju kishte lënë. Nuk u ndal asnjë çast dhe moment së vepruari në ilegalitet.
Shtëpia e tij në Gjilan ishte rrethuar me dhjetra herë nga udbashët, policia dhe xhandarmeria serbe të armatosur gjër në dhëmbë. Çdo herë e kishin demoluar duke u munduar që të mbjellin frigë dhe panikë si në familjen Malaj dhe familjet tjera ashtu dhe në popull.
– Në vitin 1974 burgoset sëbashku me mandelën e Evropës ADEM DEMAÇIN dhe shokë të tjerë. Në vitin vijues më 1975 dënohet në gjyqin e qarkut në Prishtinë me 9 (nëntë) vite burg.
Gjatë mbajtjes së burgut REXHEPIN e kishin torturuar mizorisht dhe e kishin dërguar gadi nëpër të gjitha burgjet e ish Jugosllavisë si: në Idrizovë, Shtip, Prizren, Prishtinë, Mitrovicë, Foqë, Sarajevë, Zenicë dhe së fudi në Mostar. Torturat që i janë bë Rexhep Malës njeriu as që mund t’i imagjinoj e lëre t’i përjetoj.
Udbashëve serbë u kishte thënë: ju jeni kriminel dhe gjakpirës; kurse atyre shqiptarë: jeni tradhtarë në shërbim të armikut – Serbisë.
Pas marjes së denimit të “merituar” të këtij grupi “armiqsor”, Televizioni i Prishtinës, Rilindja dhe televizione te tjera Jugosllave nuk ngarendnin duke shkruar dhe komentuar se në Prishtinë morën dënimin e “merituar” armiqtë e përbetuar të Vëllazërim Bashkimit të popujve të Jugosllavisë.
Elita politike e asaj kohe çdokund nëpër shkolla, organzata punuese, fakultete, nëpër fshatra dhe qytete villnin vrerë duke u dhënë epitetin si grup armiqsor, irredentist, seperatist dhe kundërrevolucionar. Mjetet e informimit si televizionet, gazetat, revistat etj.lloj lloj komentesh për grupin e cilësuar si armiqsorë që u munduan të prishin bashkëjetesën e popujve të vëllazëruar dhe të bashkuar tëJugosllavisë.
E gjithë udhëheqja e Jugosllvisë e sidomos ajo e Serbisë dhe e Kosovës ishin në një linjë, në denimin e këtij grupi të patriotëve shqiptarë, të kualifikuar si grup “armiqsorë”, por më i zëshmi ishte Azem Vllasi që mbante post të lartë politik në Federatën ish Jugosllave.
Vëllau i Rexhepit Hasan Malaj e vizitonte në burg derisa nuk ishte arratisur në perëndim dhe kur kthehej nga vizita teshat dhe rrobet e REXHEPIT i sjellte shpesh në shtëpinë tonë për t’i larë ngase të tërat ishin në gjak që vetëm e vetëm të mos i shoh nëna e tij.
– Burgu i Mostarit ishte vendi i fundit i qëndrimit të tij në burg.
REXHEPI lirohet nga burgu në Qershor të vitit 1983. Kishin shkuar për të pritë daljen e tij nga burgu Ramadan Malaj një kusheri i babait të Rexhepit dhe Ali Malaj nip i Rexhepit, ngase vëllau i Rexhepit – Hasani tani veq ishte në arrati jasht vendit. Me të arritur në Prishtinë nuk vie sëpari në shtëpinë e tij në Gjilan.
Njëher shkon në familjen e Skënder Kastratit në Prishtinë – shok i REXHEPIT i cili kishte mbetë ende në burg, shtëpinë e Agim Sylejmanit si dhe disa vizita të shtëpitë e shokëve tjerë, si vizita në familjen e Ilmi Ramadanit në Gjilan etj. dhe sëfundi vie në familjen e tij.
– Në kohën kur doli nga burgu situata politike ishte shumë e rëndë dhe më se explozive. Pas demonstratave të ndodhura të vitit 1981 filluan burgosjet dhe dënimet me të madhe të inteluktualëve, studentëve, nxënësve dhe të rinjëve shqiptarë ku mernin dënime drakonike. Të gjitha këto dënime REXHEPI i përjetoi shumë rënd.
Në at kohë në burg kishin rënë edhe Hydajet Hyseni, Basri Musmurati, Nazmi Hoxha, Xhevat Ajvazi, Bejtullah Tahiri, Shemsedin Hoxha, Shaip Ismaili, Sadri Sherifi, Naim Salihu e shumë intelektual dhe të rinjë të tjerë. Kërkoj falje nëse nuk iu kam përmend emrin edhe të ndonjërit antarë të këtij grupi sepse ka kaluar një kohë e gjatë.
REXHEPI u prek shumë dhe lëshoi një ofshamë se atëher kemi biseduar (ende pa rënë në burg) se kuadrot jemi dakorduar që të ruhen dhe mos të miren me shpërndarjen e trakteve dhe afisheve se kemi njerëz tjerë kush i shpërndanë.
Menjëher fillon veprimtarinë e tij atdhetare duke thën se nuk ka rrugë tjetër deri në fitorën përfundimtare të popullit tonë.
Në një rast (isha prezent dhe unë), xha Mehmeti babai i REXHEPIT i thot që të pushoj pak se situata është zjarrë dhe shpërthyese.
REXHEPI aty për aty i përgjigjet: Babë as edhe një minut nuk ka pushim deri në realizimin lirisë. Në burg nuk bie më se do të luftoj deri në momentin e fundit të jetës. Babai i REXHEPIT MEHMETMALAJ
si çdo her burrë i mënqur dhe i matur, i pa fjalë dhe gjakftoht ishte i menjihershëm dhe i drejtpërdrejt duke i thën Rexhepit: Zoti ta dhashtë hajrin dhe u largua. Të tillë janë burrat e mëdhenjë!
Gjashtë muaj të qëndrimit të tij pas burgut deri në vrasjen e tij filloi më të madhe aktivitetin e tij patriotik në shkruarjen dhe shpërndarjen e trakteve dhe afisheve, shkruarjen e parullave nëpër rrugë dhe objekte të ndryshme (Kosova Republikë) nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme të Kosovës, në trevat shqiptare të Maqedonisë si dhe në komunat Preshevë dhe Bujanoc.
– Ishte korrik i vitit 1983 dhe posa kishte filluar të bie muzgu i mbrëmjes.
Isha në shtëpi. Ndërkohë vie Mumini nip i REXHEPIT dhe i imi dhe më thot se të ka ftuar axha. Shkoj menjëher.Kishte qenë duke më pritur nën hajatin e dyerve me një valigje (sigurisht trakte dhe afishe që ishte përgaditur t’i shpërndante diku më larg (pa e pytur fare) dhe më drejtohet duke më thën: mere këtë valigje dhe e lënë në vendin që më caktoi skaj trtoari dhe unë të përcell mrapa nja 100 metra.
(Vendi ku e vendosa valigjen ishte të qerdhja e fëmjëve përballë biznesit Durrësi që është sot). Si ta lësh valigjen më këshilloi që të eci dhe të kthehem në shtëpi. Një kalimtar i rastit më kishte parë se valigjën e kisha lënë duke më ftuar me një zë të lartë duke menduar se e kisha harruar. Kthehem dhe i them se nuk e kam harruar. E kam lënë deri sa të blej në shitore diçka.
REXHEPI më kishte përcjellur dhe e kishte marë dhe është nisur në destinacionin ku e kishte qëllimin që vetëm ai e dinte.Ishte lokomotivë që nuk u ndal kurrë.
– Emrin FITORE – vajzës së tij e kishte përgaditë në burg për ta pagzuar.
Kur doli nga burgu për herë të parë dhe të fundit shkuam sëbashku të iu dëgjojmë notat Fitores që tani ishte në klasën e parë dhe unë Mentorit – djalit të vëllaut – Basriut i cili ishte në burg në Sarajevë, të cilët i kishim regjistruar me një klasë.
Në këtë kohë të shkurtër shtëpia e REXHEPIT u rrethua disa herë në orët e hershme të mëngjesit nga udbashët dhe policia se mos vallë mund ta zënë dhe ta burgosin përseri. Mirëpo, REXHEPI tani ishte në ilegalitet dhe ishte betuar se më nuk bie në duar të policisë pa luftuar.
Ali vllasi (vëlla i Azem Vllasit) një bashkëpuntorë besnik i UDB-ës në fund të kryerjes së bastisjes dhe kontollit i kishte thënë xha Mehmetit se REXHEPI po përgaditet të na vret neve por do ta vrasim ne ate. Xha Mehmeti si çdo herë largpamës dhe i matur i përgjigjet se Rexhepi nuk vret njerëz dhe kishte përfunduar ky debat me udbashin Ali Vllasi.
– Në mes natës 11 dhe 12 Janar të vitit 1984 (gjashtë muaj pas daljes nga burgu) REXHPI dhe NUHIU, në banesën e tyre në Prishtinë, në laxhën e quajtur Vranjevc u rrethuan nga forca të shumta policore dhe ushtarake duke apeluar që të dorzohen. Thirrjes së gjakpirësve – xhelatëve, REXHEPI dhe NUHIU iu përgjigjen me tytën e armëve duke luftuar deri në mëngjes dhe duke kënduar Kosova Republikë. Luftuan deri në pikën e fundit të gjakut të tyre dy shokë, dy martirë, dy vëllëzër, dy luftëtarë, dy guximtarë, dy trima, dy kolos, dy viganë, dy veprimtarë, dy atdhetarë, dy patriotë, dy flijues, dy heronjë, dy fitimtarë, dy djem të rinjë që i treguan njerzimit se për liri të popullit të vet njeriu duhet të jap gjënë më të shtrenjtë – jetën.
UDB-ëja dhe klyshët e tyre kishin rënë në panikë të plotë se si është e mundur të i kthejnë armën një ushtrie dhe policie dy djem të rinjë! Këte e kishin rrëfyer okularët e rastit duke i dëgjuar udbashët shqipfolës të asaj kohe të cilët rrinin nëpër skaje dhe qoshe rrugësh atë natë duke biseduar mes vedi.
E gjithë UDB-ëja bën çudi! Vallë! janë ç’mendë këta dy djemë t’ri ! Të luftojnë me ushtri!
T’shkrepësh armën n’polici!
Është më shumë se ç’menduri!
Vullneti dhe deshira për te qenë të lirrë ishte më e madhe se një ushtri dhe polici armike dhe këtë vullnet të popullit nuk mund ta shuante më askush.
At natë edhe qielli ishte i zymtë, nuk dëgjohej asfarë lëvizje, vetëm krisma armësh.
Nga ky vend filloi të iu vie aroma pranverore e lulëkuqeve të Kosovës se liria mori rrugën dhe kahjen e duhur dhe nuk do të ketë forcë që të ndalë vullnetin e popullit për të fituar të drejtat e tij të ligjshme.
Vendi ku rënë trimat REXHEPI dhe NUHIU për lirinë e Kosovës në Prishtinë mori emrin – Kodra e Trimave.
* Thënja e REXHEPIT thën xha Mehmetit se nuk do të bie më në burg pa luftuar u bë realitet.
Nga udbashët i kishte ardhë lajmi në shtëpi xha Mehmetit se REXHEPI ka bërë “vetvrasje” në Prishtinë. Por xha Mehmeti një burrë i menqur dhe i rezervuar, me një xhakftohtësi të rrallë ndër të tjera ju drejtohet udbashëve që i kishin sjellë lajmin e hidhur për Rexhepin duke u thënë: REXHEPI nuk bën vetëvrasje, por ju jeni ata që e keni përcjellë gjatë dhe e keni vrarë dhe kështu kishte mbaruar biseda me udbashët.
Ishte mbrëmje. Ndodhesha në shtëpi dhe në një moment vie Shqipe Malaj mbesa ime e përlotur duke treguar se posa erdhi lajmi në shtëpi nga udbashët se axha REXHEP është vrarë në Prishtinë.
Me të shpejtë me Shqipën nisemi te shtëpia saj. Rrugës shohim udbashët te Xhamia e Medresës të trazuar. Arrijmë te shtëpia e REXHEPIT. Xha Mehmeti, si çdoherë edhe në këto momente shumë të vështira dhe të rënda ishte i fortë moralisht dhe shumë i matur.
Në vend që ta ngushllonim, ai bënte të kundërten. Na ngushllonte për vrasjen e djalit të tij dhe na jepte kurajo dhe moral se puna e tij e nisur do të vazhdoj nga shokët edhe pas REXHEPIT (dhe ashtu ndodhi).
Ishte koha e lajmeve. Xha Mehmeti edhpse kishte marë lajmin e hidhur për vrasjen e djalit të tij – REXHEPIT na drejtohet neve të pranishmëve me fjalët:
“Qëndroni të qetë, kyelartë dhe mos qani. Lëshoni telvizionin dhe përcjellni me vëmendje lajmet. Rruga e nisur do të vazhdoj nga të tjerët. Liria vetëm me gjak fitohet, liri pa derdhë gjak nuk ka”. Këto ishin fjalët e Xha Mehmetit në ato momente prekëse dhe mëse të vështira.
Televizioni i Beogradit jep lajmin e parë se në Prishtinë dy “terroristë – dy irredentistë” ishin vrarë REXHEP MALAJ dhe NUHI BERISHA.
Pas dëgjimit të lajmeve u bisedua se kush duhet të shkoj në morgun e Prishtiës për të sjellë kufomën e REXHEPIT në shtëpi.
Të nesërmen, posa zbardhi drita – nisen për në morgun e Prishtinës Hanifja (bashkëshortja) e Rexhepit, Agimi – djali i motrës së Rexhepit (nip), Ramadan Dërmaku – nip i familjes Malaj etj.
kërkoj falje nëse ndonjërit nuk ja kam përmend emrin sepse ka kaluar një kohë.
Gatë nxjerrjes së kufomës nga morgu dhe rrugës për në Gjilan ishin përballë me shumë sfida dhe pengesa, por më në fund arrinë me arkivol – kufomë në shtëpi.
Arkivolin e hapur me trupin e pa jetë të Rexhepit e vendosëm në dhomën e pritjes. Haqif Krasniqi – Dajkoci një burrë i urtë, puntor dhe i pafjalë, i cili gjithëher i ndejti afër familjes Malaj në ditët më të vështira, u afrua te trupi i pajetë i REXHEPIT duke e puthur në fytyrë dhe me zë të lartë shprehet: të qoftë përhajr Republika REXHË (REXHEP).
Pastaj filluan përgaditjet për varrim.
Policia dhe udbashët kishin ardhë përseri të shtëpia e xha Mehmetit se varrimi duhet të bëhet në ora 15h.
Varret u hapën njëri pran tjetrit (pra i REXHEPIT dhe NUHIUT). Më vonë policia dhe UDB-ja japin urdhër që njëri varr të mbulohet dhe të hapet në anën tjetër vetëm e vetëm që mos të jenë afër njëri tjetrit (si duket u kishin frikën edhe për se vdekuri).
Duke biseduar disa më thonë që të shkoj të xhamia e Medresës (që ishte shumë afër) të ftoj hoxhën për pastrimin e kufomës. Shkova por ngurruan – u frikësuan të vijnë.
Unë u them se Molla Rizah Poliçka i cili ishte afër me shtëpi, i burgosur politik i NDSH-së, i shtyrë në moshë do të shkoj ta ftoj. Molla Rizahu nuk hezitoi dhe erdhi menjiher. Kur dëgjoi xha Mehmeti me zë te prerë tha se nuk bëj pastrimin e kufomës dhe ashtu u vendos.
Përgaditëm edhe kurorë por nuk e lejuan ta dergojmë me kurorë. Kurora ka qëndruar disa vite në odën e shtëpisë së vjetër.
Arkivolin me trupin e pajetë të REXHEPIT e mbështollëm me një çarqaf të bardhë dhe kështu e kemi nisur për në banesën e fundit. Rrugës për në varreza na janë bashkangjitë edhe shumë qytetarë tjerë edhepse ishim nën masa të rrepta përcjellëse të policisë dhe udbashëve në çdo udhëkryq të rrugëve.
Udbashët të cilët i njhja: Isa Bunjaku, Daut Morina, Ismet Kastrati, Fadil….., Ramadan…….e disa fytyra tjera bashkëpuntorë të UDB-ës të cilët na përcillnin rrugës.
Gjithashtu edhe gjatë ceremonisë të varrimit një grup udbashësh dhe policësh rrinin anash duke i përcjellë njerëzit.
Me të përfunduar varrimi, rrugës për në shtëpi disa pjesëmarrësve ju kanë dalë në pritë policia dhe udbashët duke i torturuar. Njëri prej tyre ishte edhe JAHI KUREXHA nga fshati Kuregjaj i Gjilanit të cilin e kishin keqtrajtuar dhe duke i shkaktuar plagë për pjesëmarrje të tij në varrim.
Ngushllimet mbaheshin në dhomën e pritjes të shtëpisë së xha Mehmetit.
Çdokund ishin vendosë udbashët për të vëzhguar dhe përcjellë njerëzit të cilët shkonin në ngushllim. Ishin vendosë te Xhamia e Medresës, në fund të sokakut të shtëpisë e gjetiu.
Siq e kemi traditë karrika ishte vendosë në sokak para dyerve. Vie policia dhe e heqin duke thën që karrika të jetë brënda e jo në sokak. Me të parë që karrika është hequr nga sokaku, Naimi nip i Rexhepit pa bërë zhurmë e vendosë përseri në sokak.
Babai i REXHEPIT – xha Mehmeti si çdoherë edhe kësaj rradhe qëndroi stoik dhe i pa përkulur duke iu dhënë vullnet dhe forcë të tjerëve që rruga e filluar nuk guxon të ndalet deri në fitoren përfundimtare.
– Në një moment isha duke ndejtë në dhomë me xha Mehmetin. Bie zilja. Dal shiqoj se kush ishte. Rexhep Svirca – babai i Heroit NUHI BERISHA. Hyn në dhomë. Përshendetet me xha Mehmetin.
Xha Mehmeti e kishte ftuar Rexhep Svircën dhe i thot mirë u bë qe erdhe. Ngrihet nga divani dhe shkon në dhomën e tij. Këthehet menjëher. Rexhep të kam ftuar që t’i jap këto pak të holla sepse i kemi gjetë në xhepat e pantollaneve të Rexhepit. Meqenëse kanë punuar dhe janë vrarë sëbashku dua që t’i ndajmë për gjysmë dhe kështu përfundoi ky dialog.
– Xha Mehmeti ende sa ishte në jetë la amanet që kur të vdes të më varrosni afër varrit të NUHI BERISHËS – dhe kështu ndodhi.
Nuk u varros te varri i djalit të tij por të varri i shokut – idealit të djalit të vet. Krenari!
Pra, ranë dy për tu ngritur dymijë!
Sot në qendër të Gjilanit shtatorët e REXHEPIT dhe NUHIUT qëndrojnë të gëdhendura në bronx si roje nderi.
Sot, mundin, djersën, sakrificën dhe punën e tyre po e shijojmë dhe përjetojmë të lirë dhe krenar.
PS – Gjeneral SHABAN SHALAJ – luftëtar i UÇK-ës nga Drenica tani i ndjerë, një kohë ishte komandant i TMK-ës në Gjilan i cili ndër të tjera pat deklaruar se automatikun e parë e kam marë nga trimi – REXHEP MALAJ.
Gjilan, 02.04.2021