Gjilan

Riad Rashiti: Vullnetin dhe gadishmërinë e PDK-së për të miratuar buxhetin komunal për 2025, kryetari i Gjilanit nuk mundet ta nëpërkëmbë

Deri sot, PDK ka pritur përgjigjet dhe veprimet e kryetarit të komunës ndaj kërkesave tona ligjore dhe procedurale për ta votuar buxhetin e komunës. Qasja tij dhe gjuha e përdorur karshi opozitës në Gjilan, po e tregon qëllimin e vërtet se ai nuk e dëshiron miratimin e buxhetit në Kuvendin Komunal, për të vazhduar viktimizimin e tij si instrument për të mbuluar dështimet e jashtëzakonshme në qeverisjen e tij.
Në konferencën tonë për media, përveç tjerash jemi deklaruar se ne si PDK do të ndërmarrim hapa të tjerë ligjor dhe procedural ndaj kësaj qështje tejet të rëndësishme për komunën tonë.
Qytetarët e Gjilanit tashmë e din kush ka bllokuar çdo projekt madhor për komunën dhe rajonin tonë. E din mirë ku është adresa e dështimit. Ne si PDK kemi qenë dhe mbetemi pjesë e vendimarrjes në Kuvendin Komunal, qasja jonë asnjëhere nuk ka qenë bllokuese, përkundrazi.

You Might Also Like