Sportet luftarake

Rilind Sylejmani, i argjendtë në “Gjilani Open 2024”

Një sport që është bërë shumë i dashur për të rinjtë është bërë xhodoja dhe pikërisht për këtë qëllim, në Gjilan, në nderim të ditëve të çlirimit është mbajtur turneu “Gjilani Open 2024”, i cili ka mbledhur në një vend xhudistë nga të gjitha trojet dhe nga të gjitha grupmoshat.

Në këtë turne janë dalluar edhe garuesit tanë nga Gjilani e njëri prej tyre ishte edhe i riu Rilind Sylejmani, i cili është radhitur i dytë dhe është stolisur me medaljen e argjendtë për grupmoshat U13.

Rilindi është ndarë shumë i kënaqur me suksesin e arritur dhe ka premtuar se do të vazhdojë edhe në të ardhmen të merret me këtë sport e të ndjek rrugën e xhudistëve dhe xhudisteve tona që Kosovës po i sjellin shumë medalje.

Ai ka falënderuar trajnerët e tij Esat Selimi, Ibrahim Hasani dhe Drin Rexhepi dhe premton se do të sjellë medalje edhe nga garat tjera./kryelajmi.com/.

You Might Also Like