Futboll

SC Gjilani nisi përgatitjet për stinorin pranveror

Skuadra e kuqebardhëve ka nisur përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit për edicionin 2024/25.

Ditët e para janë shoqëruar me shumë entuziasëm dhe pozitivizëm te futbollistët të cilët janë ritakuar pas pushimit dy javor nga përfundit i pjesës vjeshtore të kampionatit. Nga 5 janari ekipi ka vijuar me dy seanca stërvitore, derisa në vazhdim priten edhe ekzaminimet mjekësore.

Me grupin janë grumbulluar pjesa më e madhe e skuadrës, derisa futbollistët të cilët festojnë krishlindjet ortodokse janë lënë të lirë edhe për disa ditë, derisa organika do të plotësohet nga fillimi i javës që vjen.

Faza e parë përgatitore do të zhvillohet në fushën ndihmëse në Gjilan, derisa nga 15 janari ekipi do të zhvendoset në Antalia të Turqisë, me ç’rast janë planifikuar të zhvillohen edhe katër duele kontrolluese.

 

Ndryshimet brenda grupit do të konfirmohen gjatë ditëve në vijim.

You Might Also Like