Agron Selmani, kryetrajner i Flamurtarit ia ka dalë që me ekipin e tij të fitojë pikën e parë dhe këtë e ka arritur pikërisht me Dritën e Gjilanit, në një ndeshje në të cilën ekipi i tij gjatë tërë kohës u mbrojt dhe në fund doli i pamposhtur.
“Ishte kjo një ndeshje shumë e vështirë për ne, ngase përballë kishim një kundërshtar mjaft të fortë dhe me lojtarë shumë cilësorë. Në ia lamë ekipit të Dritës posedimin e topit dhe u munduam që në kundërsulme të bëjmë dicka. Lojtarët tanë patën një paraqitje shumë të mirë dhe duam që edhe në të ardhmen të vazhdojmë kështu”, ka thënë Agron Selmani, kryetrajner i Flamurtarit. /Kryelajmi.com/