Futboll

Seria e fitoreve të Zekirija Ramadanit nuk zgjati shumë

Zekirija Ramadani e nisi mirë te Drita, duke shënuar tri fitore radhazi te Drita, por kjo seri e tij nuk zgjati shumë, ngase këtë të shtunë skuadra e tij u mposht nga Malisheva edhe atë në fushë të vet.

Drita e nisi shumë mirë, ngase që në minutën e pestë ia doli të shënojë, kur Besnik Krasniqi shpërtheu nga e djathta, harkoi në brendi e nga afërsia Blerim Krasniqi e futi topin në rrjetë.

U duk se Drita do të shënojë një fitore të lehtë, por rezultati shumë shpejt u barazua në 1:1, kur pas një gabimi fatal të mbrojtjes së Dritës, një gjë të tillë e shfrytëzoi Hazrollaj, i cili me urti dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë të portës së Smakiqit. Drita pësoi edhe një goditje në fund të pjesës së parë, kur në kohën shtesë të kësaj pjese, sërish mbrojtësit e saj gabuan dhe sërish ishin mysafirët që shënuan, kësaj here nëpërmjet Aliut, i cili me mjeshtri qëlloi këndin e epërm të majtë të portës së Dritës.

Vendasit u munduan që së paku të barazojnë për që përkundër se dy herë qëlluan shtyllën, nuk ia arritën që së paku një herë të shënojnë, andaj ndeshje u mbyll me rezultat Drita – Malisheva 1:2. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like