Kryetrajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala pas fitores së ekipit të tij 2:0 ndaj Gjilanit, ka deklaruar:
“Kjo fitore ka ardhur në momentin më të duhur e më të nevojshëm për ne, ngase ishim tetë xhiro pa fitore. Kjo na bënë të lumtur, ngase me këtë fitore kthehemi në hap për objektivat tona e që është lufta për mbijetesë. Kjo fitore na jep shpresë e na ngrit moral. Kjo fitore është dashur të vije që në xhiron e parë. Na gëzon loja e lojtarit tonë Urim Statovci, i cili ka shënuar dy herë dhe që ai është kthyer pas disa dështimeve më herët.”/kryelajmi.com/.