Viti

SHHB “Jetimat e Ballkanit” ka ndihmuar 55 familje vitiase

 

 

55 familje vitiase në nevojë, janë ndihmuar  me  pako ushqimore dhe higjienike nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Shpërndarja e këtyre ndihmave humanitare u bërë në Viti, nga stafi i kësaj shoqate në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Besart Samadraxha nga “Jetimat e Ballkanit” u shpreh se këto ndihma kanë ardhur nga njerëz të vullnetit të mirë dhe falënderoj Hoxhë Halil Kastratin i cili po i mobilizon bamirësit që të ndihmohen ata që kanë nevojë.

 

Ndërkaq ai bënë me dije se në këto pako ushqimore janë nga 25kg miell, vaj, ushqim të ndryshëm por edhe material higjenikë.

 

E Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në Viti, ka falënderuar  këtë shoqatën për ndihmën e dhënë për qytetarët në nevojë të kësaj komune.Përndryshe ndihmat janë dhënë përmes shoqate bamirëse kurse transporti dhe përzgjedhja e përfituesve të këtyre ndihmave është bërë nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.Aziz Zuka

You Might Also Like