Futboll

Shkëmbi: Ishte e pamundër që të fitojmë

Kryetrajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, e konsideron si ‘mision’ të pamundur fitoren në një terren aspak të përshtatshëm siç ishte ai në Gjilan.

“Ishte një ndeshje e luftuar me dy skuadrat që kishin dëshirën për të luajtur. Për ndërprerjet mos më pyetni mua, por arbitrat sepse ata e gjykojnë ndeshjen. Unë jam i kënaqur me futbollistët e mi, pasi që treguan angazhim dhe dëshirë për të fituar, por në këtë terren ishte thuajse e pamundur, jo vetëm për skuadrën tonë, por edhe për skuadrën kundërshtare”, theksoi fillimisht Shkëmbi.

Megjithatë, ai theksoi se skuadra e tij do të vazhdoj të angazhohet edhe më shumë dhe do kërkojnë ta mbyllin kampionatin në pozitën e parë.

“Kjo pikë do të na shërbejë për në vazhdim të kampionatit. Ne duhet të qëndrojmë në pozitën e parë pas ndeshjes së fundit kampionale, sepse tani ka pak rëndësi. Ndeshjen e radhës e luajmë ndaj Llapit, një skuadr shumë e fortë, e cila na eleminoi nga kupa. Mgjithatë, ne shkojmë për të dhënë maksimumin më pas do të shohim se çfarë na rezervon ndeshja”, përfundoi Shkëmbi.

You Might Also Like