Shkolla e Muzikës në Gjilan, ka mbajtur koncert, në të cilin kanë marrë pjesë nxënës më të dalluar të kësaj shkolle të seksionit harkor.
Në këtë koncert janë paraqitur Orkestra e Seksionit harkor me udhëheqësin e orkestrit Argëtim Bajrami, pastaj instrumentistet dhe solistët Riga Mustafa, Fjolla Rukovci – piano. Urim Maliqi – kitarë, Elona Sadiku – soliste, Elza Ismajli – viloncelo, Luana Salihu, Lisa Veliu, Blend Hoxha, Olsa Matoshi, Gert Haziri, Erta Rushiti, Uran Ismajli, Entela Veseli, Jona Fazliu, Gjina Hoxha, Esra Ajeti, Hera Gashi, Urim Maliqi, Xhemile Azemi dhe Vesa Januzi.
Ata kanë ekzekutuar vepra të kompozitorëve botërorë: Suzuki, Weber, Carulli, Riednig, Bowman, Acapella, Schubert, Vivaldi, Dynes Bohm e Baklanova.
Padyshim se mësimdhënsit e Shkollës së Muzikës dhe drejtori i tyre Kushtrim Jakupi kanë dëshmuar se kanë punuar me këta nxënës, të cilët do të jenë artistë të së nesërmes, kurse publiku, që kryesisht ishin prindër dhe adhurues të muzikës klasike e kanë mbushur sallën e Teatrit të Gjilanit dhe shumë syresh kanë qëndruar në këmbë, duke dëshmuar se koncerte të tilla duhet të jenë më të shpeshta.
Drejtori i Shkollës së Muzikës, Kushtrim Jakupi, ka theksuar se koncerti i fundvitit i Shkollës së Muzikës do të mbahet më datë 29 dhjetor.