Gjilan

Shtatorja e Idriz Seferit do të ngritët në Gjilan

Festat e nëntorit do t’i kushtohen Idriz Seferit, kurse nisma e nisur tre javë më parë për ndërtimin e shtatores së Idriz Seferit do të gjejë përkrahje. Kështu ka theksuar kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, që ka thënë gjithashtu se ka edhe nisma të tjera për ngritjen e shtatoreve të personaliteteve që kanë dhënë shumë për kombin, andaj secili prej tyre do të zë vendin meritor.

Lutfi Haziri, ka theksuar se Gjilani ka shumë familje për të nderuar, kurse tashti kur së shpejti është përvjetori i Idriz Seferit, ky personalitet do t’i kthehet Gjilanit në qendër të qytetit. Kreu i Gjilanit ka paralajmëruar edhe nismën për zhvarrosjen e eshtrave të Idriz Seferit nga Varrezat e Zhegrës dhe vendosja e tyre në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan.

Ai ka inkurajuar edhe skulptorët që të japin idetë e tyre, sikurse që i ka inkurajuar ata që të ekspozojnë punimet e tyre dhe se sikurse në vendet evropiane edhe në Gjilan, prona publike do t’u mund t’u jipej atyre për këtë qëllim.

You Might Also Like