Gjilan

Sindikata e Policisë ka ngushëlluar familjen Rexhepi

Sindikata e Policisë së Kosovës ka ngushëlluar familjen e Samet Rexhepit, polic i Kosovës, i cili dje në moshën 55-vjeçare ka ndërruar jetë.

Sindikata e Policisë ka lëshuar një telegram ngushëllimi ku thotë se humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës.

Në telegramin e ngushëllimit është shkruar:

“E nderuara familje Rexhepi, të nderuar kolegë dhe miq, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Samet Rexhepi. Humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës.”

Sindikata ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

“Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta.  Samet Rexhepi do të kujtohet për përkushtimin dhe sakrificën e tij në shërbim të sigurisë. Qoftë i paharruar kujtimi i tij! Me respekt, Sindikata e Policisë së Kosovës”

You Might Also Like