Gjilan

Sioux City në ShBA mbolli një pemë dhe ia kushtoi Gjilanit për fuqizimin e partneritetit

Gjilan, 7 maj 2021 – Qyteti Sioux City në Iowa të Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka mbjellë një pemë, të cilën ia ka kushtuar Gjilanit, për fuqizimin e partneritetit.

Kryebashkiaku i Sioux City, Bob Scott, në ditën e mbjelljes së pemës, më 30 prill 202, ka thënë se prezenca e Kosovës në përgjithësi dhe në këtë rast qyteti i Gjilanit, në veçanti, do të zgjasë përgjithmonë në Iowa.

“Ky përkushtim i pemës është simbol i angazhimit të binjakëzimit të Sioux City me Gjilanin dhe besojmë që do ta rrisim dhe ta fuqizojmë së bashku miqësinë dhe shkëmbimin kulturor”, ka thënë Scott.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur falënderues për këtë gjest të qytetit Sioux City, lidhur me forcimin edhe më shumë të partneritetit me Gjilanin.

Ndryshe, kryetari Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kryebashkiaku i Sioux City, Bob Scott, kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit në ShBA më 26 shkurt 2020, e cila përkthehet në bashkëpunim në shumë sektore, për fermerët, të rinjtë dhe në bashkëpunimin e shkëmbimit të studentëve.

You Might Also Like