OPINION

Sokol Haliti fiton besimin e qytetarëve të Vitisë pa balotazh

Kryetari aktual i Vitisë Sokol Haliti në zgjedhjet e sotme lokale ka fituar këto zgjedhje komunal pa balotazh. Qytetarët e komunës së Vitisë përmes verdiktit të tyre I kanë dhënë besimin kryetarit aktual dhe të ri që nga sonte Sokol Halitit edhe për një mandate katërvjeçar pasi që LDK-ja përkatësisht ai si kandidat për kryetar ka fituar mbi 52 përqind të votave , kështu që Haliti do ti prijë qeverisë lokale edhe për katër vjetët e ardhshëm. Platforma e tij zgjedhore që u kishte ofruar ai gjatë fushatës është pranuar nga pjesa dërmuese e qytetarëve që kanë dalë në votime duke I dhënë atij mundësinë që të realizoj projektet që ende nuk janë realizuar. Te themi se bazuar në rezultatet e votimeve të ditës së sotme Sokol Haliti pa balotazh është kryetar I Vitisë duke fituar mbi 52 përqind të votave .Në prononcimin e tij për medie pas komunikimit të rezultateve të sotme Haliti pasi që ka falënderuar gjithë ta që kanë votuar për te dhe për LDK-në I ka falënderuar duke potencuar se do të punoj me ngulm edhe më shumë se kurrë më parë që të punoj në interes të qytetarëve të Vitisë. Të themi se bazuar në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të sotme si parti e dytë ka dalë VV dhe kandidati I saj Salih Salihu me 23 përqind të votive ,n ë të tretin Besim Halimi nga PDK-j me 20 e i fundit është Faruk Nura nga AAK-ja me vetëm 5 përqind të votave . Aziz Zuka

You Might Also Like