Futboll

Synuan trepikëshin e morën vetëm nga një

Ka synuar tri pikë, por ka mundur të mbetet pa asnjë. Rrjadha e lojës në mes të Dritës dhe Trepcës ’89 ka qenë asisoji që të dy ekipet kanë mundur të fitojnë, por edhe të humbin e në fund, të dy ekipet u desh të pajtohen me barazim.,

Mysafirët që në fillim kanë dashmuar se nuk kishin ardhur të mbrohen dhe që në minutën 11 patën një rast të mirë, kur nigeriani John për pak gjuajti jashtë. Pak minuta më pas, saktësisht në minutën 23, Florent Hasani i mysafirëve ia doli të shënojë dhe mysafirët i sollii në epërsi. John edhe njëherë pati rast të mirë, por Leotrim Rexhepi, portier i Dritës shpëtoi gol të sigurtë.

Vendasit u këndellën në pjesën e dytë, kur patën shumë raste shënimi. Në minutën 56 Rexha me kokë gjuajti mbi portë, kurse edhe mysafirët rrezikuan nëpërmjet Hasanit, por sërish priti Rexhepi.

Në minutën 70 rezultati është barazuar, kur pas një gjuajtje nga këndi më sëlarti u shkëput Rexha dhe me kokë dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë të portës mysafire. Vendasit po kërkon golin e fitores, kur pas një kundësulmi të shpejtë të Oto John, Shabani luajti me dorë dhe u dha penalti për mysafirë. Rexhepi ka kuptuar gjuajtjen e Hasanit dhe shpëtoi golin. E tërë kjo ndodhi në minutën 88, kurse në fund të ndeshjes Drita mbeti me një lojtar më pak në fushë ngase për herë të dytë u zverdh Bujar Shabani.

You Might Also Like