Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit të Podujevës, mëton që për herë të tretë radhazi të fitojë Kupën e Kosovës në futboll. Ekipi bardh e kaltër nga Podujeva kësaj radhe në dy ndeshje do të kenë përballë Gjilanin, ekip ky që kishte fituar kupën e Kosovës menjëherë pas luftës në Kosovë.
Batatina që u ka bërë thirrje tifozëve që në sa më numër të jenë në “Zahir Pajaziti”, ka shkruar:
“Nesër pres mbështetje maksimale nga qytetarët e Llapit e Gollakut në veçanti nga tifozët më të mirë “Ultras Legjendat”. Skuadra është në formë të mirë ndërsa ndeshja e nesërme ka rëndësi të madhe, sepse siç dihet objektivi im dhe i skuadrës është ta shkruajmë historinë, duke fituar Kupën e Kosovës tri herë rresht.
Forca djem, forca Legjenda, nesër angazhim të pa kompromis dhe mbështetje të madhe në tribuna në rrugën tonë drejt suksesit”, ka shkruar Batatina./kryelajmi.com/.