
“Me keqardhje ju njoftojmë se shfaqja “Hana po fluturon”, prodhim i Teatrit “Adriana” nga Ferizaj, e paraparë të luhet sonte, në natën e katërt të Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2024”, anulohet për shkaqe teknike nga ana e Teatrit “Adriana. Ju faleminderit për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e organizatorit të Festivalit “Talia…”.
Përndryshe, Festivali “Talia e Flakës 2024”, vazhdon nesër, më 27. 01. 2024, me shfaqjen “Arbri”, prodhim i Teatrit “Oda” nga Prishtina.