Futboll

Të gatshëm për kualifikimet e Evropianit


Gjilan – Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, sëbashku me homologët e tij, Nazmi Ramën dhe Fuad Karabegun, nuk kanë të ndalur.
Ata kanë grumbulluar futbollistët më të mirë që i kanë në dispozicion, duke i selekcionuar në cdo detaj për të qenë më të përgaditur për kualifikimet e Kampionatit Evropian, i cili do të mbahet në Finland në vitin e ardhshëm.
Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, edhe pse në radhët e tij ka futbollist të moshës së re, ai ka përzgjedhur 23 futbollist që kundërshtarët e miqësoreve të jenë skuadra të forta, për të pa nga afër se sa është kapaciteti i futbollistëve të tij.
“Në dispozicion kam 23 futbollist, po zhvillojmë ndeshje miqësore me klube të forta për të parë nga afër se sa mundemi ti përballojmë intenzitetit të lojës me kundërshtar të fort, pamvarësisht që jemi me grup mosha U19”, shprehet Krasniqi.
Krasniqi me stafin e tij në përgjithësi janë të kënaqur me futbollistët e tyre, por tek një pjesë e futbollistëve vërehet pushimi i gjatë veror.
“Me të madhe po vërehet pushimi i gjatë veror tek futbollistët pasiqë klubet e tyre një kohë të gjatë kanë pushuar pas përfundimit të
kampionatit, por ne jemi këtu me gjithë stafin ti korigjojme këta futbollist dhe këtë do t’ja arrijm sëbashku, për këtë arsye në këtë tubim të futbollistëve më tepër kemi kërkuar të shohim edhe njëher përfundimisht se cilët janë ata futbollist të cilët do t’na përfaqësojnë në eliminatorët e Kampionatit Evropian i cili do të mbahet në Austri”.
Krasniqi ka bër të ditur se ky është tubimi i fundit ku cdo futbollist gjerë më tani ka mundur ti shpall cilësit e tija, pasi kanë pasur rast të dëshmohen.
“Pas këtij grumbullimi do të bëjm analizat me stafin tim ku do ta reduktojmë numrin në 20 futbollist, por do t’ju japim rastin edhe grupit të dytë i cili do të grumbullohet me 11 e 12 shtator dhe mundet shum leht ndonjë futbollist i këtij grupi të ftohet në listën përfundimtare dotëthot gjithcka mvaret nga ata se si do ta shpalosin potencialin e tyre në stërvitje dhe në ndeshjen miqësore të cilën do ta kenë”.
Regjistri final i futbollistëve me stafin U19 do të bëhet me 25 shtator.
“Me 25 shtator do të jetë lista përfundimtare, këta futbollist do të vendosen në një kamp dhe menjëher do të udhëtojmë drejt shtetit të Austrisë për ti zhvilluar tri ndeshje, jam shum optimist se do të kthehemi kokën lart megjithëse do të jetë e vështirë  pasiqë kundërshtarët tanë janë jashtëzakonisht të fort”, ka theksuar përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi.
Kosova është në grupin e 6, ku bëjnë pjesë edhe Austria, Izraeli dhe Lituania, ndeshjet e këti grupi do të zhvillohen në Austri. Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon me nikoqirin Austrin me 3 tetor, me 6 tetor do të takohet me Izraelin ndërsa me 9 tetor me Lituanin.

You Might Also Like