KRONIKË E ZEZË

Te Penda e Livoçit një person u gjet pa shenja jete

Njofton Policia: Gjendet pa shenja jete një person te Penda e Livoçit
Me datën 15.06.2024 rreth orës 12:47 Stacioni Policor Gjilan ka pranuar informacion se tek penda e fshatit Livoq i Epërm një person mashkull i moshës madhor në murin e kësaj pende është i shtrirë dhe dyshohet se është pa shenja jete.
Lajmin e ka konfirmaur për TV Gjilani, Valon Osmani, nga Zyra për Informim në Policinë Rajonale në Gjilan.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante, hetues rajonal, forenzika rajonale, prokurori i shtetit, njësiti i zjarrfikësve dhe ekipi i emergjencës në Gjilan.
Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes është konstatuar se personi është pa shenja jete.
Hetues rajonal në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në sqarim dhe ndriçim të rrethanave të rastit.

You Might Also Like