Këtë të shtunë, në Stadiumin “Gursel e Bajram Sylejmani” do të zhvillohet ndeshja Uniteti – Besa, e cila do të nis në ora 15.
Sic ka theksuar Toni Miftari, sekretar i KF Uniteti nga Sadovina e Jerlive, ekipi i Unitetit është përgatitur shumë mirë dhe me padurim e pret këtë sfidë, duke dëshmuar cilësitë e saja që në nismë të kampionatit.
Kryelajmi.com, do të mbajë në rrjedhë të ndeshjeve që do të luhen në Anamoravë, kurse këtë fundjavë atraktive pritet që të jenë ligat më të ulëta, ngase Superliga e Kosovës në Futboll nuk do të zhvillohet shkaku i angazhimeve të Reprezentacionit të Kosovës që do t’i zhvillojë tri ndeshje radhazi. Kryelajmi.com