ARSIMI

Thellohet bashkëpunimi i Gjimnazit Natyror me AUK-un

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, gjithnjë ka nxjerrë nxënës të dalluar, kurse edhe Universiteti Publik, ato vendore e ndërkombëtare prore kanë potencuar se nga kjo vatër e diturisë gjithnjë kanë dalë studentët më  të mirë.

Gjimnazi Natyror, përpos punës në arsimim e edukim, ka lidhur ura miqësie e bashkëpunimi, me synimin e vetëm që të rritet cilësia në mësimdhënie.

Kështu në kuadër të këtyre bashkëpunimeve është ai me Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK), I cili është hera e katërt që e ndihmon gjimnazin, kryesisht në teknologji informative.

Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka theksuar se është kjo hera e katërt që AUK dhuron kompjuterë për Gjimnazin Natyror.

“Kësaj radhe na u dhuruan edhe pesë kompjuterë, të llojit Dell Optiplex 980 me keyboard, mouse dhe power cords, kurse në përgjithësi janë rreth 20 të tillë që na janë dhuruar. Përpos kësaj, në Gjimnazin tonë janë duke u mbajtur trajnime  për përgatitje në testin pranues nga lënda e Gjuhës Angleze dhe e nga Matematika”, ka thënë drejtori Bekim Mustafa, në ceremoninë e pranimit të kompjuterëve e ku ka qenë e pranishme edhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës për Arsim në Gjilan, Majlinda Marku Hoxha. Ajo ka thënë se rezultatet në shkollat tona janë të dukshme dhe se bashkëpunimi si ky është I mirëseardhur dhe do të ndikojë edhe më shumë në rritjen e cilësisë në shkollat e komunës së Gjilanit.

 

You Might Also Like