OPINION

T’i mbrojmë e sigurojmë policët tanë në mënyrë që ata të jenë në gjendje të na mbrojnë neve

Shkruan: Leonora Avdyli

Si një bashkëshorte e një polici të shtetit të Kosovës , jam tmerrësisht e shokuar nga rasti i sotëm…!humbëm edhe një trim….!!! Edhe sa të tjerë do t’i humbasim ne!? Edhe sa të tjerë do të na ikin sa qel e mbylli sytë!? Edhe sa do diskutohet rrezikshmëria e atyre që e mbrojnë vendin ? Qeveria e Kosovës po i mbyllë sytë rreth atyre që po na mbrojnë, ata ende nuk kanë marrë asnjë masë për t’i mbrojtur ata! Edhe sa seanca parlamentare duhet të bëhen që të votohet mbrojtja e tyre dhe siguria e tyre, deri kur ? Deri sa të na ikin të gjithë! Jo jo kjo nuk bën kështu! Në avion kur hip nëna me një fëmijë të vogël kërkohet që të sigurohet ajo më parë me rripin e sigurisë, që t’a mbroj foshnjën, pastaj lidhet foshnja! Edhe çështja e policëve tanë është e njëjtë: ju si qeveri e shtetit të Kosovës duhet t’i mbroni e t’i siguroni ata, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të na mbrojnë neve! STOP lëvizjes së lirë te krimineleve, Stop humbjes se trimave tanë….. mbrojtje dhe siguri për policinë e Kosovës , Ngushëllime Familjareve për Heroin e Mitrovicës tonë!

You Might Also Like