Gjilan

Togeri Ismet Hashani, u ngjit në Mont Everest, tashti ia mësynë edhe Kilimanxharos

Togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonle në Gjilan, kohë më parë ishte ngjitur në Mont Everest në Nepal, kurse tashti, bashkë me një grup bjeshkatarës nga Kosova, Shqipëria, dhe Mali i Zi, që udhëtun së bashku me qindra e mijëra kilometra, thotë se u lodhën dhe u ballafaquan me lloj-lloj sfide dhe me lodhje!

“Kudo që jemi dhe kudo që shkojmë, vendi ynë Kosova duket më i bukur dhe më madhështor!

Në pritje të pesëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2023 ngjitjen në majën e masivit të malit Kilimanjaro me lartësi 5895 m, këtë ngjitje ia kushtojë pikërisht kësaj dite.

Ne mundemi dhe do të mbetemi përgjithmonë të sjellshëm dhe dashamirës me të gjithë, ngado që shkojmë. Paqja dhe mirëkuptimi i ndërsjellë janë motoja jonë!”, ka shkruar togeri Ismet Hashani, i cili bashkë me bashkudhëtarët e tij është në pritje të ekspeditës për t’u ngjitur në majën më të lartë të Afrikës, e që hynë në radhën edhe të ndër majave më të larta në rruzull, pas atyre që gjenden në Nepal./kryelajmi.com/.

You Might Also Like