Ka më tepër se një javë, që tre futbollistët e rinj të Dritës, Altin Klaiqi, Ard Latifaj dhe Jasin Sahiti janë duke u testuar në Bullagri. Këtë lajm e ka bërë të ditur të martën, Sadat Sahiti, njëri nga prindit e këtyre futbollistëve.
Tre futbollistët janë kontaktuar nga një menaxher bullgar, i cili, sakaq, i ka dërguar në shtetin bullgar ku aktualisht janë duke u testuar.
“Janë akomoduar në një hotel 10 km larg qendrës stërvitore të një klubi, ku më tepër se një javë janë duke u testuar”, ka thënë z. Sahiti, prindi i mbrojtësit Jasin Sahiti. Sipas tij, këta futbollistë të paktën, do të qëndrojnë dy javë në prova, e mbase edhe më tepër, varësisht rrethanave që krijohen.
Por ajo që është e rëndësishme për fillim, ka nënvizuar Sadat Sahiti, është se këta lojtarë, deri më tash kanë lënë përshtypje të mirë me performancën e treguar gjatë këtyre testeve.
“Ka gjasa reale, që shumë shpejtë, këta futbollistë të nënshkruajnë kontratë me ndonjë ekip bullgar, nga ajo që po shfaqin dhe dëshmojnë në seancat stërvitore”.
Nuk është vetëm një skuadër që po interesohet për shërbimet e këqyre futbollistëve, por janë disa tjera të mundshme.
Të tre futbollistët kanë qenë në radhët e KF Drita U 19-21, teksa luajnë në pozita të ndryshme. Altin Klaiqi, qendërsulmues, Ard Latifaj, sulmues krahu dhe Jasin Sahiti, mbrojtës.