Organizuar nga psikologia Kaltrina Jetishi, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan është mbajtur një terapi grupore, që kishte të bëjë me zgjedhjen e profesioneve në të ardhmen nga ana e nxënësve. Ky aktivitet ndërlidhet me vetëbesimin, interesat, potencialet dhe veprimtari të tjera, që kanë të bëjnë me zgjedhjen e profesionit, që është një nga udhëkryqet me të cilat përballen nxënësit, para se të vendosin.
Ky aktivitet pati edhe anën e vet argëtuese, në të cilën me një pikë muzikore janë paraqitur dy nxënës që mund të cilësohen supertalentë. Ishin këta Lorena Rexha dhe Andi Zymberi.