Libri

U promovua libri i Nazif Laqit, ”Morava e Epërme në Lashtësi”

Në Viti, u promovua edhe një libër më i ri i historianit vitias Nazif Laqi. Në promovim i këtij libri të gjashtin me radhë të këtij historiani ishin prezentë një numër i madh i dashamirëve të librit. Lashtësia e shumë vendbanimeve të Moravës së Epërme, u bë tema kryesore e librit të gjashtë të historianit Nazif Laçi. Libri i këtij autori “Morava Epërme në Lashtësi”, u promovua sot në Viti. Në këtë ngjarje merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve, shkrimtarë, historianë, miq e mysafirë të shumtë.

Redaktori i librit Skënder Riza, i cili për arsye objektive nuk kishte mund të prezantoj në këtë ngjarje në recensionin e tij lidhur me këtë libër kishte shkruar për përmbajtjen e librit, interpretimin e të cilit në mungesë të tij e lexoi Halit Ademi.

E për librin, folën edhe recensentët Tefik Ajvazi dhe Demush Mehmeti, të cilët theksuan se përveç rëndësisë e vlerës historike, kjo vepër paraqet një kontribut të çmuar për studimet shkencore në këtë sferë, vepër kjo e cila edhe dëshmon për ekzistencën shqiptare në këto troje.

E autori i librit Nazif Laçi, ka falënderuar bashkëpunëtorët për ndihmën dhe përkrahjen në përgatitjen e këtij libri duke shtuar se kohëve të fundit në komunën e Vitisë është duke i dhënë rëndësi botimit dhe promovimit të veprave të ndryshme e në këtë është duke përbërë punë të madhe edhe drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e kësaj komune. Aziz Zuka

You Might Also Like