Sot, nëpër mot me shi që nuk u ndal për asnjë çast, në kuadër të manifestimit ,,Lulëkuqet e Prillit’’ të Dardanës, realizuam ecjen me moton ,,Shtigjeve të Çlirimtarëve’’.
Mungonte vetëm rrebeshi i grantave dhe i krismave të armëve të të gjithë kalibrave që ushtonin para 25 vjetëve.
Për të bërë nderime, u ndalëm te pllaka përkujtimore ku janë skalitur emrat e Dëshmorëve të Kombit, të dy Zonave Operative të UÇK-së, asaj të Karadakut e të Llapit që operuan bashkë kundër armikut, në Malësinë e Gollakut.
Do ti mbajmë gjithmonë në kujtesën tonë bashkëluftëtarët e rënë në beteja, për vetëmohimin e heroizmin që treguan për lirinë e Atdheut e që emrat e tyre u skalitën në lapidarin te lagja e Bullajve në Marec.
Isa Kastrati
Major, Muharrem Ibrahimi
Besnik Maroca
Bahtir Jahiri
Ibrahim Uruqi
Musli Ymeri
Sokol Sopi
Afrim Vitia
Besim Vitia dhe
Ali Vitia
Faleminderit bashkëluftëtarëve dhe anëtarëve të ShBA Gjilani që morrën pjesë në këtë marshutë.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Ahmet Isufi, ish-komadant i ZOK-ut