LAJME

Ukë Blakaj: 28 Nëntori ditë e dinjitetit për popullin shqiptar 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Gjermani, Ukë Blakaj, me rastin 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, ka uruar gjithë popullin shqiptar kudo që është duke theksuar se 28 Nëntori është ditë e dinjitetit për popullin shqiptar. 

“28 Nëntori përpos gëzimit e krenarisë duhet të na mbajë gjallë si popull. Është ditë e madhe e cila çdo herë na kujton vlerat e mëdha të kombit tonë. Kjo festë na kujton që në asnjë mënyrë mos t’i harrojmë sakrificat e panumërta që na sollën lirinë, 28 Nëntori është datë historike e cila vulosi dinjitetin e kombit tonë. Kjo ditë e veqant na bënë që të punojmë më shumë për atdheun tonë në çdo pjesë të saj. 

Nga zemra gjithë popullit shqiptarë kudo që gjindet i urojë këtë ditë të bekuar të kombit tonë”, thuhet në urimin e kryetarit të AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj. 

You Might Also Like